Sport

VIP-at që ishin të pranishëm mbrëmë në “Arenën Kombëtare”


               Publikuar në : 12:10 - 18/11/19 M D

Mbrëmjen e kaluar u zhvillua ndeshja e parë në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” mes Shqipërisë dhe Francës.

Megjithëse ndeshja përfundoi në favor të skuadrës franceze, mbështetja e tifozëve për skuadrën e kuqezinjve u ndje në çdo moment.

Në radhët e tifozëve ishin edhe shumë personazhe të famshëm.

E para që hapi mbrëmjen ishte Era Istrefi, e cila i elektrizoi të gjithë me këngën zyrtare të FIFA World Cup 2018, “Live it up”.

Pas saj, Flori Mumajesi erdhi me këngën “Kuq e Zi”, për t’u pasuar nga “Xhamadani vija-vija”, kënduar nga Aurela Gaçe.

Më tej, Juliana Pasha performoi “Himnin e flamurit”, ndërsa pas saj e mbylli Besa Kokëdhima me himnin e Francës, “La Marseillaise”.

Po ashtu në stadium ndodhej kryeministri Rama dhe të tjerë personazhe VIP, që nëpërmjet postimeve na treguan se ishin të pranishëm në stadium.

Për më shumë, shikoni fotot e mëposhtme:

Gjithashtu mund të lexoni:

Franca shënon golin e parë ndaj Shqipërisë

“Gjelat” shënojnë golin e dytë ndaj kuqezinjve

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT