Aktualitet

Elbasan/ ‘Sport ekstrem nga halli’. Prej 40 vitesh kalojnë lumin me kavo (VIDEO)


               Publikuar në : 12:27 - 18/11/19 M P

Labinot Fushë është vetëm 10 km larg nga Elbasani, por mënyra si kapërcejnë lumin është si 40 vjet më parë, me kavo.

Siç mund të shihet edhe nga video, ata prej 40 vitesh janë të detyruar të ‘praktikojnë’ një sport ekstrem për shkak të mungesës së një ure funksionale, atë të kapërcimit të lumit me anë të një kavoje.

Situata bëhet edhe më e rrezikshme gjatë dimrit, ku përveç faktit që shtohet sasia e ujit të lumit, ka edhe erë të fuqishme.

Autoritetet vendore thonë se disa kilometra më tej ndodhet një urë, por mesa duket banorët vazhdojnë të ndjekin traditën, qoftë edhe duke rrezikuar jetën.

Elbasan/ Përleshje e dhunshme në qendër të qytetit, një i plagosur

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT