Një ngjarje tepër e rëndë është regjistruar pas ndeshjes mes Panioniosit dhe Iliupolit, në kategorinë e tretë në Greqi.
Edhe pse stadiumet janë bosh për shkak të pandemisë, tifozët kanë gjetur mënyrën për të mbështetur skuadrën edhe në rrethinat e impiantit.
Megjithatë, situata ka dalë jashtë kontrollit kur dy tifozëritë janë përballur jashtë stadiumit dhe kanë nisur përplasjet, ku sipas mediave greke kishte edhe sulme me thikë. Pavarësisht se forcat e rendit e qetësuan situatën, nuk ndodhi kështu brenda fushës së blertë.