E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Katër të akuzuar/ Zbulohet grupi që ekzekutoi Armando Beqirin në Islandë

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë

Prokuroria islandeze akuzon 4 persona për vrasjen e tij, ku njëra prej tyre është grua, shkruan media vendase, Visir.

Angelin Sterkaj, nga Shqipëria ka pranuar se ka qenë ai personi që ka shtënë ndaj Beqirit, ndërsa të tjerë akuzohen se kanë bashkëpunuar për vrasjen e të riut nga Tepelena mbrëmjen e 13 shkurtit.

Përveç Sterkajt, nën akuzë për vrasjen është edhe e dashura e tij nga Portugalia. Dyshohet se ajo e ndjekur Armandon natën e vrasjes, duke raportuar në kohë reale tek i dashuri të gjitha koordinatat e shqiptarit.

Dy burra të tjerë, të dy nga Shqipëria, janë akuzuar gjithashtu në këtë çështje. Njëri prej tyre ishte mik i viktimës, ndërsa tjetri ndodhej në makinë me Sterkaj në momentin që ai qëlloi mbi të riun.

Armando Beqiri u qëllua nëntë herë me një pistoletë me silenciator, pikërisht në ditën e tij të lindjes. I riu nga Shqipëria, babai i dy fëmijëve, ndërroi jetë në vend, pikërisht në prangun e banesës.

Pista kryesore ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës në të shkuarën, e cila i ka kushtuar edhe jetën 33-vjeçarit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...