E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Vendi nuk gjen qetësi/ Të shtëna me armë në Elbasan, ekzekutohet një person

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku raportohet se një person i identifikuar si Everest Çeka është ekzekutuar brenda në automjetin e tij tip ”Opel”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjën “Skënderbe”, dhe brenda në automjet me viktimën ndodhej edhe bashkëshortja e tij Silvana Caka, e cila është transportuar për në spital pasi është plagosur në dorë.

“Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën”, informon policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën. Janë ngritur pika konrolli në hyrje-daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Në ditët e fundit, Shqipëria është tronditur nga ngjarjet kriminale, pasi një 40-vjeçar u ekzekutua dy ditë më parë me breshëri automatiku në mes të ditës në Vlorë, ndërkohë një  27-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme, pasi u vra me armë nga shoku i tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Përfundon studimet Bachelor e Master, nuk e fusin në provimin e shtetit

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...