Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

VIDEO/Lila: Futbollistët pa sigurime shoqërore, marrin kredi për një operacion

4 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Nga futbolli në politikë, Andi Lila konfirmohet në listat e PD: Do ta fitojmë betejën e 25 prillit

Andi Lila foli në “Refleksione”, në ABC, për angazhimin e tij në drejtim të nënshkrimit të kontratave ku futbollistëve t’u paguhen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ai tha se ecurinë sipas standardeve e ka arritur vetëm ekipi kombëtar, ndërkohë që shumë klube duhet të përmirësojnë kushtet e funksionimit të jetës së futbollistëve.

“Ka futbollistë që luajnë prej 20 vitesh, dhe janë pa sigurime shoqërore. Por kur këta futbollistë lënë karrierën për shkak të dëmtimeve, që ndodhin jo rrallë, nuk ka kush t’i mbrojë, e aq më pak t’i paguajë kostot e operacionit, dhe ata rrezikojnë të dalin në rrugë”, tha Lila, duke kujtuar se jo të gjithë ata që lënë futbollin apo shkëputen prej tij, për shkak të dëmtimeve, mund të bëhen trajnerë apo specialistë futbolli.

Lila ngriti alarmin për të rregulluar futbollin e moshave, dhe kërkoi që terrenet sportive të mos zaptohen për interesa të tjera. “Sportistët e rinj nuk kanë terrene sportive ku të stërviten. Fatkeqësisht shumë terrene sportive janë shndërruar në pallate shumëkatëshe. Stërvitja në fusha sintetike apo private është një kosto e lartë për ta dhe për familjet e tyre”, tha Lila.

Ai bëri thirrje që shteti të bëjë gjithçka që sportistët të jenë të siguruar me sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Sipas tij, futbolli nuk është vetëm një lojë, por është një aktivitet që argëton dhe tërheq shumë njerëz, ndaj të qenurit të pasiguruar jep një shembull negativ jo vetëm për ata që duan ta ndjekin, por edhe për biznese të tjera që paguajnë.

Lila u bëri thirrje futbollistëve që në bashkëpunim me klubet dhe federatat përkatëse, të kërkojnë sigurimin shëndetësor, për t’i paraprirë fatkeqësive të ndryshme që ndodhin në këtë fushë. “Sporti, e sidomos futbolli, është një lojë dëmtimesh, ndaj duhet ta parashikojmë pasojën e dëmtimeve.

Nuk ka nevojë të shpikim rrotën, por thjesht të ndjekim rregullat që kanë ndjekur shumë vende si ne”, tha Lila, duke kujtuar historinë e një ish-futbollisti të Lushnjes që u fut në kredi për të operuar dëmtimin në gju, në Kroaci, e që nuk arriti as të rikthehej në fushën e blertë.

“Me kredinë që mori ky futbollist, vuri në rrezik tre breza, pasi vuri në garanci shtëpinë e prindërve, ndërkohë që futi në një situatë të rrezikshme ekonomike edhe veten dhe fëmijët e tij”, tha Lila./ Abcnews.al

Tags: Andi Lilafutbollistkredi

TË LIDHURA

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore
Sport

Dominon Partizani, përzgjidhet formacioni i javës në Superiore

14:55 | 09/12/2025
Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit
Sport

Pse Edon Zhegrova luan vetëm 10 minuta? Dilema që po trondit Juventusin e Luciano Spallettit

19:32 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Arrestimi i mjekut Prifti/ Kikia: Nuk mundet ai të vendosë çmimin e zemrës

Sudja dhe Xhaferri rikthehen në punë! Edhe “Kompetenti” vazhdon punën…

Sa e ka pasur rrogën e parë dhe sa e ka të fundit? Arbana Osmani tregon shifrën

“Big Brother VIP” sërish me surpriza, dy hyrje të reja

Video-skandali, Policia e Shtetit merr vendimin për efektivin në Tiranë

Vetëm 37% e shqiptarëve kanë besim ose besim të plotë tek Policia e Shtetit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme
Aktualitet

Sot, Dita e të Drejtave të Njeriut, OKB: Të drejtat e njeriut, thelbësore e të përditshme

by mirseda
09:10 | 10/12/2025
0

Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara, dita e sotme i kushtohet të drejtave të njeriut. Dita e...

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

08:58 | 10/12/2025
SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet

SHBA, Demokratët fitojnë bashkinë e Miamit për herë të parë në 28 vjet

08:56 | 10/12/2025
Zhduket pranë Qipros jahti izraelit, i panjohur fati i pesë personave që ndodheshin në bord

Zhduket pranë Qipros jahti izraelit, i panjohur fati i pesë personave që ndodheshin në bord

08:48 | 10/12/2025
Dy persona i vendosën eksploziv biznesit në Shkodër, u larguan me motoçikletë

Dy persona i vendosën eksploziv biznesit në Shkodër, u larguan me motoçikletë

08:45 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com