Java e 15-të e Superiores uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e fundit, Elbasani-Vllaznia dhe Flamurtari-Dinamo.
Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 4-2-3-1.
Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani.
Edison Ndreca (Egnatia), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Albion Marku (Partizani) formojnë repartin e prapavijës.
Para mbrojtjes qëndrojnë Isi Manellari i Elbasanit dhe Redon Ismaili i Partizanit.
Faton Neziri i Dinamo, Blaise Tsague i Elbasanit dhe Rowan Human i Partizanit mbështesin në sulm Ibrahim Mustapha e Bylisit.
Trajneri më i mirë i javës është zgjedhur tekniku i Partizanit, Oltion Kërnaja. Demat e kuq fituan derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës me rezultatin 2-0.















