Një rast i paprecedentë është publikuar nga emisioni “Stop”, ku shfaqet Kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu, duke dhunuar fizikisht avokaten Aurora Guska.
Siç duket në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, Shehu sëbashku me Guskën afrohen tek hyrja e gjykatës.
Ata ndalojnë para dhe në këtë moment, Kryetari i Gjykatës e godet avokaten në fytyrë duke e hedhur tutje. Pasi bie përtokë, avokatja ngrihet dhe e ndjek nga pas. Nuk dihet nëse Guska e ka denoncuar Shehun pas rastit në fjalë.