E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Vendi s’po gjen qetësi! Vëllai vret motrën në Shkodër, policia jep detajet

Një krim makabër ka ndodhur në Shkodër, ku vëllai ka vrarë të motrën. Fabian Vukaj, 55-vjeç, ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vukaj, 58-vjeçe, në Shkodër.

Viktima jetonte në Gjermani dhe sa herë që vinte, kishte konflikte me të vëllanë. Fabian Vukaj ishte një person që konsumonte vazhdimisht alkool, dhe dyshohet se kur e ka vrarë të motrën, ka qenë nën efektin e alkoolit.

Viktima dyshohet se është vrarë rreth 3 ditë më parë, dhe autori është prangosur nga policia.

Detajet e para nga ana e policisë

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi  F. V., 55  vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas fqinjëve, viktima kthehej herë pas here në Shkodër dhe kishte konflikte me të vëllanë.

Shefi i Komisariatit Shkodër, Paulin Çupi tha se: “Autori i dyshuar është në kushte depresioni. Duhet ta sqarojmë ngjarjen”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...