E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

“Kufomën e gjetëm në dhomën e gjumit”, detaje tronditëse nga krimi në Shkodër

Detaje tronditëse vijnë nga masakra që ka ndodhur në Shkodër. Shefi i Komisariatit të Shkodrës, Paulin Çupi, ka përcjellë të dhënat e para në një prononcim për mediat, sa i takon ngjarjes ku vëllai ka vrarë të motrën.

Ai u shpreh se viktima u gjet e pajetë në dhomën e saj të gjumit, dhe se autori ishte në gjendje depresive dhe nën efektin e alkoolit.

Diana Vukaj, 58 vjeçe, u gjet e pajetë në orët e vona të kësaj të diele në shtëpinë ku banonte, në Shkodër.

Viktima dyshohet se ështe vrarë rreth 3 ditë më parë, dhe autori i kësaj ngjarje të rëndë është vëllai i saj, Fabian Vukaj, i cili është arrestuar.

“Rreth orës 22:30, sonte në sallën operative është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vukaj ka dy ditë që ka humbur kontaktet me njerëzit e saj. Kemi organizuar shërbimet, verifikimi i parë në banesë ku është gjetur e pajetë e moshës rreth 60 vjec. Menjëherë është ushtruar kontroll dhe në rrethinat pranë është kapur dhe ndaluar vëllai i saj Fabian Vukaj rreth 56 vjeç.

Ngjarja është e rëndë. Diana Vukaj është emigrante, është kthyer nga Gjermania para tre ditësh. Kufoma është brenda në banesë, në dhomën e saj të gjumit. Autori i dyshuar është në kushte depresioni dhe nën efektin e alkoolit. Është kapur nga shërbimet e policisë. Sa ditë ka kufoma? Do ta vendosi ekspertiza”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...