Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Vasili: Shqipëria përmbytet, Rama shpërblen me 10 mln euro 2 kompani

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Vasili: Shqipëria përmbytet, Rama shpërblen me 10 mln euro 2 kompani

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama, se teksa Shqipëria po përmbytet nga reshjet e dendura të shiut, ai  po shpërblen me nga 5 milionë euro dy kompani.

Në një konferencë për mediat, Vasili u shpreh se këto kompani janë përgjegjëse për projektin e mbikalimit Tiranë-Elbasan dhe rrugën Palasë-Dhërmi.

Vasili thotë se kryeministrit nuk i intereson çfarë bëhet me qytetarët, por vijon vizitat jashtë Shqipërisë.

Sipas tij, 25 prilli është dita e ndëshkimit të madh për Ramën, duke shtuar se do të vendoset drejtësi për çdo tender të dhënë padrejtësisht.

DEKLARATA PËR MEDIAT E NËNKRYETARIT TË LSI, PETRIT VASILI

Të nderuar qytetare dhe qytetarë.

Qeveria e Edi Ramës vetëm sot, në këto momente që komunikojmë, ka vazhduar megjithëse përmbytjet kanë pushtuar Shqipërinë anembanë, tenderët e saj të pafund e të pamëshirshëm për qytetarët.

Vetëm për dy tenderë për mbikalimin Tiranë – Elbasan dhe për rrugën Palasë – Dhërmi kjo qeveri shpërblen dy kompani duke ua dhënë tenderin pikërisht çmimeve më të larta, përkatësisht nga 5 milion e ca euro më shumë se sa çmimi më i ulët.

Pra shqiptarëve iu grabitën 10 milionë euro në një dorë, në kohë pandemie, kur 10 milionë euro do të thonë miliona doza vaksinë, të cilat s’kanë nevojë t’u lypen lart e poshtë, por mund të paguhen dhe shqiptarët të fillonin vaksinimin.

Dhjetëra kanale ujitëse, hidrovorë mund të bëheshin me milionat e eurove. 10 milion janë vetëm dy tenderë, por tenderë pa fund të tillë, sekret, të drejtpërdrejtë, tenderë që u jepen klientëve të qeverisë, të cilët kanë dhënë emrin borxh e pas të cilit qëndrojnë pronarët e vërtetë të këtyre parave, pronarë politikë dhe mediatikë.

Dhe këto para, miliona të shpërdoruara, ndërkohë që jemi në pandemi, që jemi pas dy tërmeteve, bëjnë që të mos kemi as mjete logjistike, mos ketë ekskavatorë, të mos ketë mënyrë të tjera për të ndërhyrë për të çliruar situatën e Shqipërisë nga ujërat pa mbarim, që po shkatërrojnë pronën e njerëzve dhe po rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve anembanë vendit.

Është e qartë që Shqipëria është e fundit për Edi Ramën, i cili ndonëse vendi është pllakosur nga përmbytjet, vazhdon i qetë vizitat e tij të turizmit politiko-mediatik jashtë vendit dhe nuk shkruan asnjë fjalë dhe nuk interesohet fare për Shqipërinë që është vetëm pak kilometra me larg.

Një kryeministër i përgjegjshëm do të kishte ndërprerë çdo aktivitet jashtë vendit, do të ishte këtu në krye të punëve, së bashku me ministrat e tij bashi-buzukë, të cilët nuk gjenden gjëkundi e që u janë fshehur qytetarëve duke i lënë në mëshirë të fatit, por që të cilët janë të gjithë vigjilentë për të bërë tenderë pa mbarim e ku vetëm në një ditë 10 milion euro, 12 miliard e ca lekë të vjetra rrëmbehen nga xhepat e shqiptarëve, të cilat mund t’u ishin kthyer në spitale që nuk mbarojnë asnjëherë, mund të ishin kthyer pa asnjë diskutim në mbështetje për biznesin, i cili vuan dhe përfundimisht mund të ishin blerë mijëra e miliona mjete mbrojtëse që më shumë se 30 mjekë që humbën jetën e plot të tjerë të infektuar të mos t’u ndodhte.

Pra, kjo qeveri në vend që të ndërpriste çdo lloj procedure tenderimi e ku pandemi në njërën anë, shërbimi shëndetësor në anën tjetër, veprat kulluese e hidrovorët që janë emergjencë e madhe civile e kombëtare të investoheshin, për ta nuk ka para, sepse këta duan të mbushin xhepat në ikje e sipër dhe të thonë: S’ka gjë. Le të mbetet qameti nga pas. Le t’u mbeten borxhet këtyre. Boll ne të kemi sistemuar siç duhet paratë tona nëpërmjet kompanive që japin me bujari borxh emrin e tyre për të vënë në lëvizje paratë e pista të qeverisë e të klientëve të tjerë të saj politiko – mediatikë.

Koha nuk pret, 25 prilli është dita për të shpëtuar të tërë shqiptarët, të cilët çdo ditë që qëndron kjo qeveri, vetëm do të grabiten në mënyrë të pamëshirshme. Nuk rreshtin që të grabisin 10 milion euro në një dorë, mendoni se ç ‘tmerre i kanë ndodhur Shqipërisë me miliarda në këto vite, duke i lënë një greminë financiare, vetëm e vetëm që në këtë greminë të mbyten shqiptarët e varfër e të zakonshëm dhe këta me xhepat plot të ikin larg Shqipërisë.

25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit të madh, e hapjes së çdo letre, e verifikimit të çdo procedure, e tejkalimit të çdo norme që rregullon dhe ligjet e shtetit shqiptar, dhe të jenë të bindur që jo sot, pas 3 muajsh, pas 6 muajsh, pas 7 muajsh do të jenë para drejtësisë dhe asnjë truk, asnjë klient i tyre, asnjë që jep hua emrin nuk do të shpëtojë dot nga ndëshkimi.

Tags: 10 milion euroAkuzaedi ramaPetrit VasiliTendera

TË LIDHURA

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier
Shqipëria

BIRN: Qeveria planifikon 10 milionë euro për fushat e mbetjeve në Elbasan dhe Fier

17:55 | 25/11/2025
Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët
Politikë

Gara për kreun e SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendos datën kur do pyeten kandidatët

17:07 | 25/11/2025
Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni
Politikë

Dosja “21 Janari”/ Meta thërret avokatin, kërkon të merret në pyetje nga SPAK si person në dijeni

16:01 | 25/11/2025
Next Post
Shqipëria nën ujë, Braçe: Situata nën kontroll, i kemi pastruar kanalet

Shqipëria nën ujë, Braçe: Situata nën kontroll, i kemi pastruar kanalet

Përmbytet Vlora, qytetarët bllokohen brenda banesave (Foto)

Përmbytet Vlora, qytetarët bllokohen brenda banesave (Foto)

Britani: Infermierja infektohet me Covid-19, 3 javë pasi mori vaksinën

Britani: Infermierja infektohet me Covid-19, 3 javë pasi mori vaksinën







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
Kosovo

Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

by mirseda
19:43 | 25/11/2025
0

Behar Topilla, i njohur si i vetmi që mbijetoi në masakrën e Shavarinës në Drenas, ka ndërruar...

Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

18:53 | 25/11/2025
Përfshihet nga flakët një depo në Londër, evakuohet një shkollë që ndodhej pranë ndërtesës

Përfshihet nga flakët një depo në Londër, evakuohet një shkollë që ndodhej pranë ndërtesës

18:49 | 25/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Paralajmëron ministri i Jashtëm gjerman: Rusia mund të sulmojë një tjetër vend anëtar të NATO-s

Paralajmëron ministri i Jashtëm gjerman: Rusia mund të sulmojë një tjetër vend anëtar të NATO-s

18:26 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com