Një infermiere në Britani, është infektuar me Covid-19 tre javë pasi kishte marrë vaksinën anti-covid.
Në lidhje me këto raste, ekpertët kanë deklaruar se vaksinat anti-covid mund t’iu duhet javë për të ndërtuar imunitet te trupi i një personi, shkruan The Sun.
Vaksinat janë provuar se luftojnë infeksionet e Covid-19, por ekspertët kanë paralajmëruar se njerëzit ende duhet të jenë vigjilentë pasi rastet e reja po vijnë në rritje
Profesori Tim Spector, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, tha se vaksinat duan disa javë kohë që të japin efektet e tyre parandaluese dhe se e vetmja gjë që duhet të bëjnë njerëzit është të qendrojnë vigjilent dhe të ruhen.
“Ne po marrim raporte të ri-infeksioneve, disa ditw pas vaksinimit. Unë jam një mjek i vogël dhe kam pasur Covid dy herë në pesë ditët e fundit pas vaksinimit …Mos harroni vaksinimet duhet zgjasin disa javë për të pasur një efekt parandalues, kështu që qendroni vigjilent dhe ruani veten!,” u shpreh ai.
We are getting reports of reinfections, some soon after vaccination ” I’m a junior doctor and have had Covid twice the last one five days post vaccination…” Remember vaccinations take several weeks to have a preventive effect so keep alert and Keep logging!
— Tim Spector (@timspector) January 7, 2021
Varianti i ri i koronavirusit ka pushtuar Britaninë e Madhe. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 1.325 viktima, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.
Ndërkohë, është regjistruar dhe një numër rekord i të infektuarve, 68.053 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë në Britani po shkon në rreth 3 milionë, ndërsa ai i viktimave në 79.833.