E premte, 22 Janar, 2021
7 C
Tirana

Shqipëria nën ujë, Braçe: Situata nën kontroll, i kemi pastruar kanalet

Reshjet e dendura të shiut të ditëve të fundit, kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa nga qytetet e vendit.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror i Emergjencave Civile, zv.kryeministri, Erion Braçe deklaroi se të gjitha akset rrugore janë të hapura, të kalueshme dhe në gjendje të mirë.

Braçe u shpreh se energjia elektrike nuk ka munguar, dhe se shtabet janë mbledhur çdo ditë për të kontrolluar situatën.

Sipas tij, situata është nën kontroll, pasi kanalet kulluese janë pastruar nga bashkitë gjatë verës.

Erion Braçe: ”Të gjitha akset rrugore janë të hapura, të kalueshme dhe në gjendje të mirë. Më duhet që të përgëzoj edhe Ministritë sepse as energjia elektrike nuk ka munguar nga veriu në Jug. Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal. Kjo është arsyeja që sot që flasi, ne kemi një situatë të kontrolluar plotësisht edhe në kaskadën e Drinit. Të gjithë këtyre agjencive nuk u ka munguar në asnjë moment edhe mbështetja financiare. Shtabet janë mbledhur çdo ditë për të kontrolluar situatën. Sot ka qenë situata më e vështirë. Asnjë rajon nuk ka qenë pa 100 mm reshje shiu. Pavarësisht kësaj, sot është dhënë efekti, veçanërisht në disa zona që janë tradicionalisht të tilla. Megjithatë puna e kryer gjatë verës, që janë pastruar të gjitha kanalet nga Bashkia dhe Bordi i Kullimit. Unë vetë kam vëzhguar të gjithë zonën e rrezikuar. Të gjithë kanë bërë pjesën e zonës së tyre.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Krizë totale, Liverpooli humbet ndaj modestëve të Anglisë

Liverpooli është në krizë totale! Ekipi i Jurgen Klopp u mposht në shtëpi nga modestët e Burnleyt me rezultatin 0-1 duke lënë 3 pikë...

Vrasja e Aleks Nikës, Balla: Predha u dëmtua qëllimisht me urdhër të Berishës

10 vite pas vrasjes së katër protestueve në vrasjen e 21 janari të vitit 2019, Policia e Tiranës ka kërkuar ditën e sotme rifillimin...

Gazetarët po rrezikohen nga gjuha e partive politike

Një sondazh i bërë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga RTV Dukagjini ka nxitur dy partitë politike, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Partinë Demokratike...

Deputeti i PS: Isha 2 m larg Aleks Nikës në 21 janar, e pashë se kush e vrau

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka bërë një deklaratë të fortë, ku është shprehur se ka qenë shumë afër me Aleks Veizin në...

Sondazhi/ PS do të fitonte zgjedhjet nëse do të mbaheshin sot

Nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të zhvilloheshin sot, një sondazh i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB, zbuloi se 41.8...