E hënë, 6 Dhjetor, 2021
9.5 C
Tirana

Urdhëroi pengmarrjen e Prengës/ Kush është “mjeshtri i arratisjeve” nga burgjet

Dritan Gramoz Rexhepi ose Lulzim Murataj ishte personi që fshihej pas urdhrave për pengmarrjen e 49-vjeçarit, Jan Prenga në Kamëz.

Ai është arrestuar në Ekuador në vitin 2014, duke u transportuar një ngarkesë prej 278 kg kokainë. Së bashku me shtetasit me iniciale M. B, G. D dhe K. G., ai porositi pengmarrjen e vëllait të Astrit Prengës, si një formë për t’i bërë presion.

Kjo pasi vëllai i viktimës nuk kishte dorëzuar një ngarkesë prej rreth 300 kg lëndë narkotike kokainë, te grupi kriminal i Dritan Rexhepit në Britaninë e Madhe. Por për shkak të dhunës së ushtruar, Prenga ka ndërruar jetë përpara se të dërgohej në vendin ku do të mbahej peng, në resortin e familjes Hajri në Shijak.

Prej më shumë se një dekade Dritan Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve, por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim. Gjithashtu ai ka arritur t’i shmanget arrestimit nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike.

Rexhepi është dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen e dy policëve. Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë. Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

Po ashtu Rexhepi është cilësuar nga organet e drejtësisë si “mjeshtri i arratisjeve”. Ai kishte mundur të arratisej nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndaluar në vitin 2006. Po ashtu Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli.

Lexo edhe :   Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dënohet me 4 vite burg

Në vitin 2014, Shqipëria i kishte kaluar Ekuadorit dosjen për ekstradimin e vlonjatit Rexhepi. Në fakt në garë për ekstradimin e tij janë edhe shtete të tjera të Europës si, Italia, Spanja apo Britania e Madhe vende në të cilat Rexhepi akuzohet për vepra të rënda penale.

Në Spanjë në korrikun vitit 2011, Rexhepi do të shpallej në kërkim për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelonë. Grabitjen shqiptari e kishte kryer në një natë magjike për katalanasit, pikërisht në momentin kur gjithë Katalonja gjendej në shesh duke festuar fitoren e “Champions Ligë”-s nga Barcelona. Rexhepi u kërkua për ekstradim nga 4 shtete.

Lexo edhe :   Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dënohet me 4 vite burg

I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit në vitin 2014, tre vjet pas arratisjes spektakolare nga një burg i Belgjikës. Shqiptari ishte ndaluar që në fund të muajit qershor nga policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë.

Megjithatë, askush nuk kishte dijeni për emrin e vërtetë të tij, pasi i kërkuari kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin duke mbajtur një pasaportë greke me identitet të rremë. Është dashur verifikimi i Departamentit të Daktiloskopisë së zyrës qendrore të Interpolit në Lion që të zbulonte identitetin e vërtetë të tij.

Gjurmët e gishtave zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

S’ka më sekrete/ Ja kur do të mbahet Festivali i 60-të i Këngës në RTSH

Edicioni i 60-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfcillet LIVE për publikun shqiptar në mbrëmjet e 27,28 dhe 29...

Ekzekutimi i ish-deputetit, bashkëshortja nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Natalina Ujka, bashkëshortja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka, ka treguar për grupin hetimor se personat me të cilët bashkëshorti i saj ka pasur konflikte...

Misteret e pazgjidhura të Luftës së Dytë Botërore

Ne të gjithë i duam misteret, dhe Lufta e Dytë Botërore siguroi shumë të tilla. Shkalla e madhe e luftimeve dhe e taktikave të tokës së djegur, solli...

Ish-banori i “Big Brother”: Donaldi nuk është fitues, mes çiftit s’ka dashuri

Ish-banori i “Big Brother”, Adi Pojana, teksa ishte i ftuar në studion e “Shqipëria Live”, ka komentuar lidhjen e shumëpërfolur mes Donaldit dhe Beatrix. Për...

“Shkelje financiare”, arrestohet presidenti i klubit italian

Presidenti i një prej klubeve të Serisë A është vënë në pranga, për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive...