E hënë, 29 Nëntor, 2021
10.5 C
Tirana

Lefter Maliqi nxjerr SMS-të paralajmëruese në Kuvend

Deputeti Lefter Maliqi ka hedhur një sërë akuzash sot në Kuvend ndaj kryeministrit Rama. Ai bëri publike faktin se shumë persona i kanë dërguar SMS, që të ketë kujdes, pasi rilindasit që ka përballë mund të hakmerren ndaj tij. Deputeti, duke qëndruar në të njëjtën linjë zbuloi edhe SMS. “Kujdes sepse mund të hakmerren”, ishte paralajmërimi për të. Duke folur për amnistinë, Maliqi tha se ajo është shumë e cunguar, dhe në burg do të qëndrojnë ende të dënuar për 5 gramë hashash.

“Të jenë të sigurt të gjithë shqiptarët, që nuk do të bëhem ndonjëherë pjesë e konflikteve artificiale. Edi Rama i fyeu të gjithë, u tha jeni pa tru, kërcënoi znj. Hajdari në mënyrë indirekte, duke thënë se i kishte fituar të gjithë gjyqet për shpifje.

I kam kërkuar interpelancë që në muajin qershor, dhe nuk vjen këtu se ka frikë, akuzat e zonjës Hajdari i djegin, vjen këtu rëndë rëndë njësoj si Al Capone. Ky iu thotë gjyqtarëve, shokëve të tij, iu thotë KÇK, edhe amnistia sot me këtë ka të bëjë. Po dalin nga burgjet disa me rrezikshmëri shumë të madhe. Ky po e ndjen fundin, le të fryhet, ky ka vetëm pasuri më shumë se ne, po tru jo e jo, e gënjen mendja.

Nëse ky nuk ka frikë nga këto gjëra, pse nuk e bën Vettingun në politikë, nëse është i pastër, pse nuk e bën testin e drogës ky? Ky thotë turp edhe për gazetarët e RAI3, gazetarët e Bild, ky thoshte shpifje për Zaganin dhe Nuhun, ata që mendojnë kundër tij iu vendos tritolin, si prokurorin Ndoj.

Keni kryetarët e Bashkive që qahen çdo ditë, se tenderat i bëjnë vetëm një grup oligarkësh, në burgje kemi vetëm të varfër.

Njerëzit thotë jemi bërë që të marrim rrugët, ti themi burgut hapu, ti themi Shqipërisë lamtumirë, po mbyllen bizneset. Detyrohen që të largohen nga njerëzit e tyre. Futën në burg për krim të organizuar një taksixhi se po transportonte ca refugjatë, 4 muaj më vonë i vdiq, nëna, babai është tani në gjendje të rëndë, për shkak të depresionit.

Këta nuk kanë asnjë lidhje me socialistët, kjo është Rilindja e këtyre. Po nuk u bënë zgjedhjet e parakohshme dhe vendore, është bërë vërtetë për të ikur nga Kuvendi, më çojnë sms dhe më thonë që ‘’kujdes sepse mund të hakmerren”, por jo nuk frikësohem, se ka të tjerë si unë.

I di shumë mirë se çfarë ndodh në administratën e shtetit, sesi ka burgosur socialistët e ndershëm. Kjo amnisti është e cunguar sa kohë që ka njerëz që qendrojnë në burg për 5 gram hashash, i pasuri ka para dhe del, i varfëri rri 7 vite në burg”, u shpreh Maliqi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...