Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Unë nuk pranoj gjoba”, Veliaj i përgjigjet akuzave të Arben Malajt

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

“Arrogant që qeveris me gjoba”, ka qenë kjo akuza kryesore që Arben Malaj bëri publikisht pak ditë më parë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me të njëjtën monedhë. I ftuar në A2 CNN, Veliaj iu përgjigj akuzave të eksponentit historik i Partisë Socialiste dhe anëtarit të Bordit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kryebashkiaku i Tiranës tha:

“Të sqarojmë një gjë, nuk ka qenë këshilltar në bashki. Zoti Civici është këshilltar i Këshillit Bashkiak, zoti Malaj s’ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak. Kur ka qenë rektor i një universiteti privat, janë organizuar disa forume por në bordero të kësaj bashkie nuk ka qenë. Është një legjendë urbane, nuk e di kush e përhap”.

Më tej, duke iu përgjigjur akuzave të ekonomistit, Veliaj tha se nuk pranon gjoba, ndërsa foli për një tokë që Malaj i ka kërkuar për të vëllanë:

“Unë besoj që njerëzit që kanë alternativa më të mira duhet t’i paraqesin ato, mund të kandidonte. Një gjë ia kam bërë të qartë edhe zotit Malaj, por edhe shumë të tjerëve, unë nuk pranoj gjoba.

Ia kam bërë të qartë zotit Arben Malaj edhe zotit Basri Malaj, nuk marrin dot leje në Mjull-Bathore në tokë të gjelbër, në tokë ullishte, në tokë që nuk është truall, në tokë bujqësore ku nuk ndërtohet, duke më vënë gjoba në televizor”, thotë kryebashkiaku, jo pak i acaruar.

Më tej ai dha një ‘sugjerim’ ironizues për ish-kolegun:

“Më vjen keq që abuzon me rolin e tij në bordin e bankës duke u marrë tërë ditën me politikë kundër Kryetarit të Bashkisë. Të japë dorëheqjen, të kandidojë për kryetar bashkie, t’ia japë vetë lejen vëllait të vet por unë nuk kam ndërmend as të shkoj në burg, as nuk kam ndërmend të shkel ligjin”.

Më herët, Arben Malaj akuzoi publikisht Veliajn, për të cilin u shpreh:

“Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Nuk po flas për qumështin, por si mund të sillesh me arrogancë për atë që nxjerr dy tufa presh, një arkë domate, disa qepë për të blerë një palë këpucë, për të dërguar djalin në shkollë apo për të shkuar diku.

Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Dhe pastaj harxhon mijëra orë në TV duke mbjellë pemë për të përmirësuar imazhin. I gatshëm të përballem me Veliajn për këto çështje. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin”.

Tags: Arben MalajErion Veliajgjobai pergjigjetPërplasja

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

Ekskluzive/ Përplasjet në protestën e 11 majit, shpërblimi fut në “sherr” policët

Përplasje civile më 30 qershor? Lleshaj paralajmëron opozitën

Allegri largohet nga drejtimi i Juventusit pas 5 vitesh







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com