E mërkurë, 21 Tetor, 2020
6 C
Tirana

Përplasje civile më 30 qershor? Lleshaj paralajmëron opozitën

Më të lexuarat

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Rekord i ri të infektuarish, konfirmohen 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ende nuk ka asnjë shenjë përmirësimi nga situata me pandeminë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 persona. Burime zyrtare nga...

Kina, 3 Hëna artificiale në orbitë për të kursyer energjinë elektrike

Ambicia e hapur e Kinës për të qenë superfuqia kryesore e botës, po shtrihet edhe në dominimin e hapësirës, ku rivalja kryesore është sërish...

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane? Ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Gjatë ditëve të fundit, Ambasada Amerikane në Tiranë ka këshilluar qytetarët shqiptarë mbi mënyrën e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Të gjithë ata persona të cilët...

Sherr me Luanën gjatë emisionit? Zbulohet e vërteta e largimit të Veleshnjës

Pak ditë më parë u aludua se aktori i humorit Rezart Veleshnja, kishte pasur një zënkë me moderatoren Luana Vjollca, dhe për këtë arsye...

Ish-drejtoresha e Tatimeve tregon kujt i përket rafineria e Ballshit

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen e rafinerisë së Ballshit. E ftuar në Syri.net, Shehaj...

Rekord infektimesh në Itali/ Rajonet fillojnë të mbyllen nga kjo fundjavë

Sikundër u njoftua më herët, Italia do të nis me masat e reja kufizuese, në tentativë për të ulur numrin e të infektuarve. Vala...

“Kam kaluar koronavirusin”, Alketa Vejsiu rrëfen përjetimet

Moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se e ka kaluar koronavirusin. Edhe ajo nuk i ka shpëtuar infektimit me COVID-19, por fatmirësisht simptomat duket se...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka folur për mediat pas takimit që ka zhvilluar me drejtues vendorë të qarkut Korçë, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve lokale.

Lidhur me mundësinë e përplasjes civile në ditën e zgjedhjeve, ministri tha se askush nuk mund t’i ndalojë zgjedhjet dhe se organet përkatëse të sigurisë do të marrin masat e duhura:

“Për arsye se kështu e kërkon Kushtetuta dhe ndalimi i tyre nuk është atribut i kurrkujt, askush nuk mund t’i ndalojë zgjedhjet, zgjedhjet janë të qytetarëve shqiptarë. Sigurisht që nëse do të ketë njerëz që do të dalin nga kufijtë e arsyes dhe të ligjit, patjetër që organet përkatëse të sigurisë dhe të ligjzbatimit do të marrin masat e duhura. Plane ka për gjithçka.”

Pyetje: Zoti ministër, në datën 25, opozita ka lajmëruar sërish për një protestë të opozitës së  bashkuar. Gazi lotues do të përdoret po aq fuqishëm sa në protestat e tjera?

Ministri Lleshaj: Pyetja nuk shtrohet kështu, megjithëse nuk ju themi se si të bëni pyetje, por në qoftë se flasim për protesta dhe për masa të tjera të karakterit demokratik janë të mirëpritura nga të gjithë ne, pra Policia e Shtetit i mirëpret.

Pyetje: A do të jeni pak më të kursyer, këtu e kisha pyetjen. A do të jetë proporcional reagimi i Policisë së Shtetit ndaj reagimit të protestuesve?

Ministri Lleshaj: Çështjet e reagimit të policisë ndaj protestuesve i ka në dorë Policia, ministri nuk merret me çështje të karakterit operacional. Po ju them që policia ka këtë qasje dhe detyra e dhënë nga ministri, që është shndërruar në strategji është “1 1 0”: një moment më mbrapa në kohë, pra Policia do të reagojë gjithmonë një hap më mbrapa; një shkallë më poshtë në nivelin e dhunës dhe 0 viktima, kjo është qasja e Policisë; pra gjithmonë më pak sesa ajo që është përballë, nëse dikush ngre dorën kundër Policisë sigurisht Policia do të përgjigjet, sepse duhet të përgjigjet, por gjithmonë reagimi i Policisë do të jetë proporcional dhe gjithmonë  më poshtë sesa reagimi i atyre që ngrenë dorën ose tentojnë të ballafaqohen me Policinë e Shtetit.

Pyetje: Kush tejkalon reagimin, do të  mbajë përgjegjësi dhe nga ana e Policisë?

Ministri Lleshaj: Kush tejkalon reagimin patjetër.

Pyetje: Ka mbajtur deri tani, ka pasur të proceduar nga radhët e Policisë?

Ministri Lleshaj: Nuk ka pasur, sepse nuk ka pasur asnjë tejklalim nga radhët e Policisë në të gjitha protestat.

Pyetje: Keni hetuar për këtë Policinë?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që po. Policia ka një strukturë të tërë, e cila merret vetëm me verifikimin e standardeve të sjelljes së saj.

Pyetje: Ky vit zgjedhor a mund të shfrytëzohet për bimët narkotike? Po e bëj të thjesht pyetjen, cilat do të jenë masat që do të merren?

Ministri Lleshaj: Sigurisht që elementët kriminal, rrjetet kriminale, trafikantët kërkojnë mjegull për të ushtruar ose për të zgjeruar aktivitetin e tyre kriminal. Mund të ekzistojë iluzioni që duke qenë se është një vit zgjedhor, vigjilenca e institucioneve mund të jetë e reduktuar, unë sapo e kam diskutuar këtë çështje edhe me drejtuesit e degëve territoriale dhe drejtuesit e tjerë të pushtetit vendor këtu në Korçë që, jo vetëm që vigjilenca nuk do të ulet, por ajo do të shtohet pikërisht për arsye se është një vit zgjedhor dhe ashpërsia e reagimit të institucioneve ligjzbatuese do të shtohet pikërisht për arsye se kemi të bëjmë me një vit zgjedhor dhe pikërisht sepse kemi të bëjmë me një prioritet të madh kombëtar, i cili synon ta zhdukë përfundimisht kultivimin e narkotikëve nga sipërfaqja e Shqipërisë.

Pyetje: Do ta realizoni një gjë të tillë?

Ministri Lleshaj: Patjetër që po, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Dështimi nuk është opsion. Faleminderit!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Diplomati zbulon detajet: Ministri grek është me origjinë shqiptare

Ish-drejtori i Drejtorisë së Çështjeve Juridike e Konsullore, Ksenofon Kristafi ka folur lidhur me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Në një prononcim për “Open”,...

Arjan Çani: Dendias me origjinë nga Vunoi i Shqipërisë, kushëri me Ramën

Moderatori Arjan Çani ka hedhur disa hipoteza lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe kryediplomatin Nikos Dendias, duke pohuar se të dy janë të afërm...

‘Deti’, Hajdari: S’ka zgjidhje tjetër përveç Hagës

Për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë do të vendosë Gjykata e Hagës. Vendimi në fjalë u mor sot në takimin që zhvilloi ministri...

A mbetet Partia Socialiste caku i fundit i Metës?!

Nga: Ben Andoni Do jetë e vështirë për presidentin Ilir Meta të bëjë diçka, të lartësisë së egos së vet, me mbarimin e mandatit si...

Pezullon punësimet e portalit, lë nxënësit me aftësi të kufizuar pa mësim

Në kundërshtim me ligjin, pezullon punësimin për mësuesit ndihmës edhe pse këta të fundit i vendos portali “Mësues për Shqipërinë”. Jonida Jonuzi e cila ankohet...