Pas një konflikti fizik mes njëri-tjetrit, policia në Vlorë ka arrestuar 2 persona, ndërsa dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Sipas policisë, konflikti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e një lokali në lagjen “Lef Sallata”. Shtetasi Th,M., 42-vjeç, është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se gjatë sherrit ka përdorur shkopa gome, të cilat cilësohen si armë e ftohtë.
Gjithashtu, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S,Gj., 29-vjeç, të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Ndërkohë shtetasit A.L dhe Xh.A janë proceduar në gjendje të lirë për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Th.M.