Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Tryeza për reformën zgjedhore/ Salianji: Ja kur mund të zhvillohen zgjedhjet

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Salianji: Do ketë një zgjidhje para 30 qershorit

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka komentuar marrëveshjen e opozitës me qeverinë në lidhje me Reformën Zgjedhore.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Salianji e cilëson atë si një kushtëzim nga ana e ndërkombëtarëve dhe jo si një marrëveshje të mirëfilltë. Ai shprehet se qëllimi kryesor i opozitës është delegjitimimi i parlamenti dhe kjo gjë sipas ti është arrirë.

“Nuk e delegjitimuam ne aktin në vetvete, por dalja e përgjimeve që tregonin blerjen e votës, e delegjitimuan parlamentin dhe ne ishim të detyruar që të merrnin një akt ekstrem. Pa diskutim që u fitua ndërhyrja e fortë ndërkombëtare. U fitua kushtëzimi ndërkombëtar për Ramën, pasi thoshte se do ta bënte reformën me ata që janë në Parlament apo me rekomandimet e Gjiknurit dhe komisionit të vet. Fitoi zëri kryesor që opozita përfaqësohet dhe klasa politike që përfaqësohet në Këshillin Politik”, u shpreh ai.

Sa i përket kodit zgjedhor, Salianji shprehet se afati i fundit është 15 marsi. Sipas tij, nëse ato mbyllen në mars atëherë mund të presim zgjedhje të parakohshme në qershor.

Pjesë nga intervista

Zhurmë ka krijuar post-marrëveshja për reformën zgjedhore, në të cilën u ulën palët. Çdo të thotë kjo?

Më shumë se sa marrëveshje, më duket kushtëzim i ndërkombëtarëve për t’i hapur rrugë pushtetit. PD ka marrë pjesë në reformën zgjedhore pas konsultave të ndërkombëtarëve, shumë kohë më parë. Tani jemi në situatë ku pranohet që të legjitimohet parlamenti. Beteja jonë me lënien e mandateve dhe protestat ka çuar në këtë vendimmarrje. Sakrifica e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, që protestuan bashkë me ne, u shpërblye në të gjithë delegjitim të plotë të parlamentit dhe në kushtëzim të Ramës për të pranuar një realitet që ekzistojnë për shqiptarë dhe jo për maxhorancën dhe qeverinë. Në këtë kuptim nuk ka pasur edhe për atë që janë kritik, nuk shoh që të ketë argumente bindës kundër.
Është e vetmja formë që PD si forcë, të kushtëzojë një parlament apo qeverisje që është i kriminializuar dhe për akoma më shumë nuk është e interesuar për reformë zgjedhore, por interes i tyre ishte që të kapnin komisioni. zgjedhor.

Siç e përshkruani ju duket si diçka normale dhe se PD del fitimtare…Por çfarë fitoi PD në fund të fundit?

Këtu nuk është nëse fiton PD apo dikush tjetër.

Jo jo çfarë fitoi në këtë betejë?

Qëllimi kryesor ishte delegjitimimi i parlamentit. Nuk e delegjitimuam ne aktin në vetvete, por dalja e përgjimeve që tregonin blerjen e votës, e delegjitimuan parlamentin dhe ne ishim të detyruar që të merrnin një akt ekstrem. Padiskutim që u fitua ndërhyrja e fortë ndërkomëbtare. U fitua kushtëzimi ndërkomëbtar për Ramën, pasi thoshte se do ta bënte reformën me ata që janë në Parlament apo me rekomandimet e Gjiknurit dhe komisionit të vet. Fitoi zëri kryesor që opozita përfaqësohet dhe klasa politike që përfaqësohet në Këshillin Politik.

Çfarë do t’i thuhej kritizerëve sot që ju i përmendët?

Ka dy rrugë; nuk shoh një kritike të qenësishme. Cili është argumenti?

Ajo e zonjës Topalli…..

Po qe se duksh shan, ky nuk është argument, por mllef dhe ka inat. Dhe ajo në këtë nivel është. Më pyetët për një zonjë që nxjerr një sharje personale dhe ecën me konspiracione të kota. Njerëz që kanë argumente dhe që mendojnë se një rrugë e caktuar që u ndodh në mënyrë radikale që nga 16 shkurti deri në 30 qershor, ka kulminacion. Në 30 qershor ose do kishte përplasje, ose do merrej mbështetja ndërkombëtare. U futën 9 pika në Bundestag. Cila është mënyra që shkohet në zgjedhje të parakohshëm? Është kjo mënyrë. Edhe pa Ramën, ne nuk jemi tërhequr nga kërkesa pa të, po kërkojmë qeveri kujdestare. Edhe kur PD të jetë nesër në pushtet. Dhe nga ana tjetër është një rrugë tjetër, që një pjesë e njerëzve më të drejtë mund ta kenë, ku në 30 qershor mori kthesë dhe mbështetjen e ndërkombëtareve për të bërë rrotacion politik, është që Rama të rrëzohej me çfarëdo lloj forme; me dhunë, me forcë. Ne si PD bëmë një kalkulim se çfarë fiton Shqipëria dhe çfarë ne. Me dhunë. Me forcë. Ne mund t’i bllokonim zgjedhjet dhe mund të shkonin në përplasje civile. Ne zgjodhëm Shqipërinë.

Ju thoni se do vijë dhe kodi zgjedhor. Kur do të ndodh kjo? A nuk shkohet kështu drejt zgjedhjeve të rregullta?

Afati është 15 marsi. Mund të kishte ndodhur dhe më parë. Rama ka shfrytëzuar tërmetin. Siç ishte rasti i Gjiknurit që e mbajti në komisionin zgjedhor. S’mund të ketë marrëveshje mes Bashës dhe Ramës, pasi do hiqej Damian Gjiknuri nga komisioni. Rama qëllimisht e ka lënë, për të vonuar komisionin. Me dashjen apo pa dashjen e Ramës, është vendosur që 15 marsi të jetë afati fundor. Nëse mbyllen në 15 mars, zgjedhjet mund të organizohen në qershorin e këtij viti.

Tags: Ervin SalianjiKodi Zgjedhormarreveshjeqershorte parakohshmezgjedhje

TË LIDHURA

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari
Aktualitet

Shkodër, sherr pranë një servisi, qëllohet me armë zjarri në këmbë 45-vjeçari

21:44 | 05/03/2026
Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet
Politikë

Opozita braktis Kuvendin, maxhoranca miraton projektligjet

21:32 | 05/03/2026
Next Post
“Dënimi i Agron Malaj”, reagon KQZ-ja: E dinim, vendimi që morëm

“Dënimi i Agron Malaj”, reagon KQZ-ja: E dinim, vendimi që morëm

Njihuni me popullin më të ndershëm dhe më të sinqertë në botë

Njihuni me popullin më të ndershëm dhe më të sinqertë në botë

Snajperi që ‘eleminoi’ Kastriot Reçin/ Lamallari: Jemi afër zbulimit

Snajperi që ‘eleminoi’ Kastriot Reçin/ Lamallari: Jemi afër zbulimit







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com