E enjte, 17 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Trump shton kërcënimet, Kina: Koronavirusi po politizohet

Duket se ‘lufta’ në distancë mes SHBA-së dhe Kinës nuk ka fund. Akuzat e Trump ndaj Kinës vërshojnë çdo ditë, në lidhje me mbajtjen e përgjegjësisë për përhapjen e koronavirusit. Në konferencën e fundit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump shigjetoi Kinën, se ka fshehur të dhënat mbi koronavirusin dhe ka manipuluar me shifrat. Më tej theksoi se Pekini zyrtar dëshiron dhe po punon që ai të humbasë në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

“Unë mund të bëj shumë”, ishte paralajmërimi i Trump, duke vënë në dukje se po shqyrton mundësitë e ndryshme se si të reagojë ndaj Kinës. Por përgjigjja e Pekinit ishte se kjo çështje po politizohet.

Kina është kundër një hetimi ndërkombëtar për pandeminë e koronavirusit, të cilin e konsideron “të politizuar për qëllim për të stigmatizuar Kinën” dhe mbështëtur në “akuza të pabaza” kundër Pekinit. Këtë theksoi Zëvendësministri i Jashtëm kinez, Le Yucheng, gjatë një interviste me transmetuesin amerikan NBC.

“Ky hetim arbitrar bazohet në prezumimin e fajit”, shtoi zv/ministri kinez, “dhe ne e kundërshtojmë me forcë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...