Haradinaj: E kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të Pacollit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me deputetin Behgjet Pacolli.

Këtij të fundit i është ndaluar ulja me avionin e tij privat në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lidhur me këtë, Haradinaj shprehet se e “kundërshton fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit”.

Postimi i plotë i tij: “Gjithmonë kam qenë kundër trajtimit të padinjitetshëm të kujtdoqoftë, duke mos përjashtuar këtu edhe trajtimin, potencialisht të keq të aktivistëve të VV-së dikur.

Pa ndryshu asnjë shkronjë, sot e kundërshtoj fuqishëm trajtimin e padinjitetshëm të një të zgjedhuri të popullit, siç është deputeti Behgjet Pacolli. Sipas Kushtetutës, mandati i deputetit është i pacënueshëm dhe i pandikueshëm nga agjendat politike”.