Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tregu i sigurimit të banesave shpëton jetë dhe pronë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Tregu i sigurimit të banesave shpëton jetë dhe pronë

Nga: Ervis Iljazaj

Pasi të kaloi gjendja e emergjencës të tërmetit të 26 nëntorit, Shqipëria do të përballet me një kosto financiare të lartë e cila do të rëndojë mbi shpinën e të gjithë qytetarëve. Nuk ka ende një përllogaritje të saktë se sa është dëmi financiar nga tërmeti, por e sigurtë është se është shumë i lartë për buxhetin e brishtë të shtetit shqiptar. Në këtë kuptim, qeveria do të përballet me vështirësi të mëdha për të menaxhuar këtë situatë, vështirësi që po tregohet që në këto ditë.

Nga të gjitha studimet që janë bërë në vëndet ku kanë rënë tërmete të tilla, ato kanë një ndikim negativ në ekonomi. Në shumë vënde, pas tërmeteve ka patur inflacion, ulje të vëndeve të punës apo efekteve të tjera si këto. Po të shtosh këtu psikologjinë e masave dhe sjelljen e konsumatorëve në këto raste e cila ka tendencë të ulet, atëherë ndikimi  në ekonominë e një vëndi kuptohet fare lehtë. Që në këto ditë, ka sipërmarrje që janë ende të mbyllura, puntorë që nuk shkojnë në punë, apo kontrata tregtare që janë lidhur, por që nuk zbatohen dot nga gjendja e jashtëzakonshme .

Prandaj, është një sfidë e madhe e cila duhet menaxhuar  sic duhet për të ulur kostot e jetesës së qytetarëve shqiptarë. Kush thotë të kundërtën, për arsye politike apo për injorancë individuale gënjen veten dhe qytetarët shqiptarë. Është mirë që në këto raste të thuhet e vërteta, sepse vetëm kështu do të merren masa që do të lehtësojnë sado pak këtë krizë.

Kostot financiare nga tërmetet që ndikojnë negativisht në ekonominë e një vëndi kanë qënë problematike edhe për vënde shumë herë më të zhvilluara ekonomikisht se Shqipëria. Në këtë kuptim, duhet të përgatitemi për këtë gjë, sepse ato janë të paevitueshme.

Megjithatë, ka një mënyrë për të reduktuar kostot që rëndojnë në buxhetin e shtetit  në fatkeqësi të tilla. Është krijimi i tregut të sigurimeve të banesave, të cilat shpëtojnë jetë dhe pronë, si dhe ulin ndikimin negativ në ekonomi të fatkeqësive natyrore. Përshembull, kostoja e  kullave të reja të world trade center të rindërtuara pas sulmit terrorist në SHBA u përballua e gjitha nga kompanitë e sigurimeve, një e kosto e cila shkoi në disa miliardë dollar.  Si ky rast ka dhe shumë të tjera në botën perëndimore.

Sigurimi i banesave në radhë të parë shpëton jetë njerëzish, sepse asnjë kompani sigurimi nuk ta siguron pronën nëse ajo nuk është e ndërtuar sipas të gjitha kritereve të ndërtimit, pasi nuk do të marrë risk përsipër. Dhe për ta bërë këtë, çdo kompani sigurimi në botë për të kontrolluar kushtet e ndërtimit dërgon ekspertët e saj, dhe nuk i beson aspak ekspertëve të shtetit, që në shumë raste abuzojnë me firmën e tyre.

Kushdo që ka marrë një kredi në bankat shqiptare për të blerë një shtëpi, e di fare mirë që banka për të siguruar kolateralin e kredisë kërkon dhe sigurimin e shtëpisë. Dhe të gjithë ata që në rastin e tërmetit të 26 nëntorit kanë pësuar dëme mund të shkojnë dhe të marin kostot financiare të këtyre dëmeve te kompanitë e sigurimeve.

Mirëpo, problemi qëndron se në shoqërinë shqiptare nuk ekziston ende kultura e sigurimit. Jo vetëm për banesat, por për shumë gjëra të tjera. Tregu i siguracioneve në Shqipëri është diku te rreth 100 milion euro në vit ose 35 euro për frymë. Në raport me vendet e tjera , edhe me ato të rajonit, është një shifër shumë e ulët. Maqedonia e ka konsumin për frymë 120 euro, Mali Zi 100 euro, Kosova 60 euro, Sllovenia 1000, Kroacia 700, ndërsa vendet e Komunitetit  Europian, 2500 deri 2800 euro për frymë. Duket qartë nga këto shifra që shoqëria shqiptare ende nuk sillet racionalisht në këtë drejtim.

Ndoshta sigurimi i detyrueshëm për banesat për momentin në Shqipëri është i vështirë për tu vendosur, pasi dihet mirë që shumë qytetarë nuk e kanë atë mundësi, sepse dihet historia e ndërtimeve shqiptare  dhe problemeve demografike të tranzicionit. Është e vështirë përshembull ti kërkosh të sigurohet banesa në Thumanë në një pallat të të amortizuar totalisht, dhe ku brenda jetojnë njërëz që kanë vetëm asistencën sociale për të mbajtur frymën gjallë. Por, ata që blejnë apartamente 50 mijë, 60, apo 100 mijë euro, në Tiranë apo në Durrës, sigurisht që e kanë atë mundësi, thjesht nuk është zakon i shoqërisë shqiptare.

Në këtë kuptim, duhet nxitur fryma e krijimit të kulturës të sigurimeve të banesave apo cdo gjëje tjetër që ka të bëjë me sigurinë dhe pasurinë e njerëzve. Ndoshta është momenti që risku të kalojë nga qeveria te individi. Në këtë mënyrë, kur të ndodhin fatkeqësi të tilla, barra që rëndon mbi të gjithë ne të ulet, dhe ata njërëz që për fatkeq preken nga këto fatkeqësi mos të rijnë më sytë nga qielli dhe shteti, por me sytë nga kompanitë e sigurimeve. /Gazeta Liberale

 

Tags: banesatervis iljazajtermetitregu i sigurimit

TË LIDHURA

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
SHBA paguan 22 miliardë dollarë për ndërtimin e 9 nëndetëseve të reja

SHBA paguan 22 miliardë dollarë për ndërtimin e 9 nëndetëseve të reja

Trump: Presidenti francez ka fyer NATO-n

Trump: Presidenti francez ka fyer NATO-n

Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtar i famshëm ndihmon të prekurit nga tërmeti

Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtar i famshëm ndihmon të prekurit nga tërmeti

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com