E hënë, 10 Gusht, 2020
20 C
Tirana

Trump: Presidenti francez ka fyer NATO-n

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

Hyrja e forcave serbe në Kosovë/ Hoti “thumbon” Haradinajn

Mediat në Kosovë ditën e djeshme raportuan për hyrjen e forcave serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës. Ish-kryeministri Ramush Haradinaj shkoi në fshatin...

Ronaldo do të largohet nga Juventusi, zgjedh ekipin e ri

Një fjali e thënë së fundmi nga Cristiano Ronaldo lidhur me sezonin 2019-2020, ka bërë që të lindin aludim për një largim të mundshëm...

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi të martën presidentin francez Emmanuel Macron për komentet e tij në të cilat e përshkroi NATO-n si një organizatë që po prjeton një “një vdekje klinike të trurut”, duke thënë se komenti i udhëheqësit francez ishte një “deklaratë e rëndë”.

Duke folur përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, derisa udhëheqësit e vendeve anëtare, u mblodhën për një samit në Londër, presidenti Trump tha se “ju thjesht nuk mund të shkoni vërdallë duke bërë deklarata të tilla për NATO-n”.

Në të kaluarën, Trump ka thënë se NATO është “e vjetëruar” dhe vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga aleanca.

Komentet e presidentit Macron u bënë në një intervistë me revistën britanike The Economist, muajin e kaluar. Ai që atëherë ka mbrojtur komentet e tij, duke thënë se NATO-s “kishte nevojë për një alarm zgjimi” dhe duhet të përqendrohet në çështje të tjera përveç nivelit të shpenzimeve të secilit vend në fushën e mbrojtjes.

Presidenti Trump dhe presidenti Macron do të takohen gjatë së martës.

Shpenzimet e mbrojtjes kanë qenë një fokus për Presidentin Trump që kur ai mori detyrën në vitin 2017 dhe u ankua se Shtetet e Bashkuara po merrnin barrën më të madhe financiare të aleancës.

Stoltenberg përshëndeti angazhimin e Presidentit Trump të martën, duke thënë se udhëheqja e tij në këtë çështje është “duke pasur një ndikim të real”. Ai përmendi një rritje prej 130 miliardë dollarësh në buxhetet e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe tha se deri në vitin 2024 do ketë një rritje deri në 400 miliardë dollarë në shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare të aleancës së bashku.

Përveç diskutimeve për buxhetin, Stoltenberg tha se udhëheqësit vendeve të NATO-s do të flasin edhe për përpjekjet e luftës kundër terrorizmit, kontrollin e armëve, marrëdhëniet me Rusinë dhe ngritjen e Kinës.

Samiti po mbahet derisa presidenti Trump përballet në shtëpi me një hetim për shkarkimin e tij. Ai përsëriti kritikat e tij të martën për demokratët që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, duke thënë se është e padrejtë të mbahen seanca ndërsa ai po merr pjesë në samit.

Por, ai mohoi mundësinë që procesi të ketë dobësuar pozitën e tij derisa po takohet me udhëheqësit botëror.

Presidenti Trump dhe zgjedhjet në Britani

Presidenti Trump e filloi vizitën e tij në Londër me një premtim për të qëndruar largë zgjedhjeve të përgjithshme të Britanisë, që do të mbahen më 12 dhjetor.

“Unë nuk kam mendime për fushatën, do të jenë zgjedhje shumë e rëndësishme për këtë vend të madh, por nuk kam asnjë mendim për ato”, tha Presidenti Trump, pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkohë që udhëheqësit e vendeve anëtare të organizatës veri-atlantike po mblidhen për në takim në Londër.

Por, Presidenti Trump nuk i rezistoi mundësisë për të shprehur mendimin e tij për kryeministrin britanik, duke thënë, “Borisi është shumë i aftë dhe unë mendoj se ai do të bëjë një punë të mirë.”

Në një intervistë të fundit, Johnson paralajmëroi Presidentin Trump që të mos i jepte mbështetje, duke thënë se ishte më së miri “që asnjëra palë të mos përfshihej në fushatat zgjedhore të palës tjetër.” Në tetor, Presidenti Trump e lavdëroi Kryeministrin Johnson si “njeri të duhur për këtë kohë” dhe tha se Jeremy Corbyn i Partisë Laburiste do të ishte një kryeministër i “keq”.

Udhëheqësit botërorë rrallë shkelin normat diplomatike dhe shmangin komentet mbi zgjedhjet në vendet e tjera.

Presidenti Trump gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë interes për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Britani. “Ne nuk kemi absolutisht asnjë lidhje me të dhe ne nuk do të donim ta merrnim edhe nëse ai (Shërbimi Kombëtar britanik i Shëndetit) do të na ofrohej në një pjatë argjendi,” tha Presidenti Trump.

Interesimi i Presidentit Trump për privatizimin e Shërbimit të Shëndetit Kombëtar në Britani ka qenë një fokus kryesor i britanikëve në fushatën zgjedhore. Udhëheqësi i opozitës, Jeremy Corbyn ka akuzuar kryeministrin Johnson dhe Partinë Konservatore për përfshirje të Shërbimit Kombëtar të Shendetit në një marrëveshje pas Brexitit me Shtetet e Bashkuara. Boris Johnson i ka mohuar këto akuza.

Trump dhe Johnson do të takohen gjatë seancave me udhëheqës të vendeve të tjera anëtare të NATO-s, por deri më tani nuk është bërë e qartë nëse ata do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Përveç takimit të tij me zotin Stoltenberg, Trump ka planifikuar të takohet me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Kancelaren Gjermane Angela Merkel./ Zëri i Amerikës

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hoti: Hapja e shkollave varet nga situata epidemiologjike

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri...

Zgjidhja 400-vjeçare për të shërbyer në restorante në kohën e pandemisë

Restorante dhe bare të shumtë në Itali kanë rihapur “dritaret e verës”, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e koronavirusit pas rinisjes...

Kriza ekonomike në Shqipëri gjatë pandemisë

Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po lë pasoja të thella dhe afatgjata në ekonomi. Ekspertët pohojnë se 6 - mujori i parë i vitit shënoi...

Arrihet marrëveshja, njihuni me trajnerin e ri të Partizanit

Trajneri i ri i Partizanit do të jetë Ilir Daja. Raportohet se klubi do e prezantojë nesër Dajën në orën 11:00. Daja mbylli bashkëpunimin me klubin...

Babai i tij u nda nga jeta/ Bushati: Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen

Sulejman Bushati, babai i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati është ndarë nga jeta pasditen e sotme. Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e...