Politikë

“Prishi dy katet pa leje tek pallati i tij në Durrës”, reagon deputeti i PS


               Publikuar në : 16:08 - 03/12/19 M S

Partia Demokratike ka denoncuar me foto se deputeti socialist, Sadri Abazi, ka hequr me urgjencë dy kate shtesë në pallatin në Durrës, të ndërtuara pa leje. Por këto akuza kanë marrë një kundërpërgjigje të hapur nga ana e deputetit të PS-së.

Ky i fundit ka reaguar pas hedhjes së akuzave nga ana e deputetit Luçiano Boçi, se është përpjekur të fshijë provat e tërmetit, duke eliminuar 2 kate të pallatit të tij në Durrës.

Në një lidhje telefonike për “News24”, Abazi tha se këto akuza janë të pavërteta, dhe se në hotelin e tij nuk ka asnjë dëmtim dhe ndërhyrje në kate, pasi është funksional. Po sipas tij, hoteli ka pasur vetëm disa plasaritje të vogla në mure. Më tone ironike, deputeti socialist ka shtuar se Boçi është thjesht si gjithë shokët e tij, që mundohet të mashtrojë për qytetarët e Durrësit dhe Tiranës.

“Janë të pavërteta. Tërmeti në Durrës ishte shkatërrues. Gjej rastin të ngushëlloj të afërmit që humbën fëmijët. Nuk është pallat, por hotel. Hoteli është funksional, dhe nuk kishte si të kishte 2 kate tepër dhe t’ia hiqja unë.

Nuk është hequr asnjë kat, jo dy kate. Hoteli ka pësuar vetëm plasje të vogla të mureve, asgjë tjetër. Nuk është klasifikuar i pabanueshëm. Është në gjendje pune dhe në këto momente.

Nuk kam replikuar, kam qenë duke qeshur. Ai më tha ‘ju nëmi Zoti ju socialistët, se ju ra tërmeti’, e tha që ‘Edi Rama do dorëzohet para Bashës’.

Deshi të përfitonte nga fatkeqësia. Boçi është thjesht si gjithë shokët e tij, që mundohet të mashtrojë edhe në këto situata jo të qarta për qytetarët e Durrësit dhe Tiranës. Unë në Durrës isha me duar në xhepa, po qeshja me të. U takova përzemërsisht, kaq. Më ka bërë një foto në rrugë ku isha dhe kaq”, deklaroi Abazi.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT