Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Trafikantët kanë hequr rojet nga arat e kanabisit, sa kushton 1 kg “Gorilla”

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar detajet në lidhje me mbjelljen e kanabisit “Gorrilla” dhe se çfarë strategjie kanë ndjekur trafikantët për të mos u kapur nga ana e policisë. Artan Hoxha publikoi pamjet e një parcele me kanabis, në një zonë malore të Shqipërisë, e cila sipas tij, është mbjellë me variantin “Gorilla” të kësaj bime.

Ai sqaroi se fara për “Gorillan” është sjellë nga Spanja, dhe rritet për 2 muaj duke bërë që investitorët të mund të marrin shpejt prodhimin. Gazetari vuri në dukje strategjinë që kanë ndjekur trafikantët, ndërsa policia është shumë hapa pas.

Ai zbuloi ndër të tjera se avioni mund ta ketë skanuar këtë zonë, duke dalë e pastër. Më tej kultivuesit mbjellin bimën, e cila rritet për dy muaj. Artan Hoxha u është drejtuar autoriteteve që të ndryshojnë mënyrën e kontrollit, pasi një prodhim kaq i shpejtë, e nxjerr jashtë loje strategjinë aktuale të skanimit.

“Kjo bimë ka krijuar një problematikë tjetër. Sepse avioni mund ta ketë skanuar këtë zonë dhe ajo del e pastër, pastaj kultivuesit mbjellin këtë bimën, e cila rritet për dy muaj.

Unë di që ajo zona ku është mbjellë parcela në fjalë, është skanuar në korrik dhe ka dalë e pastër, por këta kanë mbjellë menjëherë pas skanimit me avion kanabisin, duke e marrë prodhimin shumë shpejt.

Kjo bën që autoritetet të ndryshojnë medoemos mënyrën e kontrollit, pasi një prodhim kaq i shpejtë e nxjerr jashtë loje strategjinë e tanishme të skanimit, në qershor për shembull”, tha Artan Hoxha në “ABC”.

Hoxha deklaroi se parcela e vizituar prej tij, ishte në fazën e pjekjes dhe se kishte shumë rrëshirë. Artan Hoxha u shpreh se kanabisin “Gorilla” e ka parë në pak vende, pasi është farë e shtrenjtë. Kjo farë prodhon më pak, por ka prezencë më të madhe të THC-së ku çmimi i shkon rreth 4 mijë euro/kg”.

“Kam parë parcela nga jugu në veri këtë verë. “Gorillën” e kam konstatuar në pak vende pasi është farë e shtrenjtë, dhe nuk mund ta blejë çdokush. Kjo farë prodhon më pak, por ka prezencë më të madhe të THC-së dhe prandaj çmimi i shkon rreth 4 mijë euro/ kg”, tha ai.

Gazetari tregoi gjithashtu edhe teknologjinë e përdorur nga kultivuesit, për bllokimin e valëve të dronit si edhe sistemin e kamerave të vendosur prej tyre. Sipas Hoxhës, kultivuesit nuk i ruajnë më parcelat me roje, por me kamera inteligjente, të cilat sinjalizojnë në celular për çdo lëvizje pranë arës së mbjellë.

“Në fillim ne donim të ngrinim dronin për të verifikuar parcelat. Pamë që droni nuk po ngrihej, dhe kuptuam që kishte bllokues valësh për të. Pastaj gjatë lëvizjeve pranë arës pash që kishte sistem inteligjent kamerash, të cilat kishin nxjerrë jashtë loje rojet.

Me roje do harxhoheshin 80-100 mijë euro, kurse me këtë sistem kamerash jo më shumë se 3 mijë euro. Plus që rojet flasin, kurse kamerat jo”, tha Hoxha.

Tags: Artan Hoxhagorrillakanabis

TË LIDHURA

Aktualitet

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:17 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

10:03 | 04/06/2026
Aktualitet

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026
Next Post

"Vajza u nxit të vetëvr*tej"/Prokuroria po heton komunikimet e 23-vjeçares

Shkencëtarët të shqetësuar, çfarë ndodh me kafshët pas rritjes së temperaturave

Ngjela: Berishën s’e lë ligji për dekriminalizimin, që të futet në Parlament







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

by mirseda
10:17 | 04/06/2026
0

Sot në 4 qershor mbahet në Tiranë Bread and Heart Festival, një ngjarje europiane, që bashkon në...

Ushqimi i kontaminuar shkakton 1.5 milion vdekje në vit, fëmijët nën5 vjeç janë viktimat më të mëdha

10:12 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Lozhan,reagon Begaj:Ngushëllime familjes,solidaritet në emër të shtetit shqiptar

10:03 | 04/06/2026

Polici u vra gjatë një operacioni, kolegu u plagos, ministri i Brendshëm dënon aktin kriminal

09:49 | 04/06/2026

Ngjarja në Maliq, Rama shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ efektivin e vrarë: Ndëshkim maksimal për autorin

09:33 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com