E hënë, 27 Shtator, 2021
20.5 C
Tirana

“Vajza u nxit të vetëvr*tej”/Prokuroria po heton komunikimet e 23-vjeçares

Rasti i Evgjeni Baxhos, në trupin e të cilës u gjetën shenja të padëshifruara, po hetohet nga Prokuroria për akuzën e “shtyrjes në vetëvrasje”.

Ky informacion konfirmohet nga anëtarë të grupit të hetimit, që bazuar në informacionet e agjentëve kanë konfirmuar që Evgjeni Baxho, mbrëmjen kur ndërroi jetë u takua nga një person i seksit mashkull, por që ende nuk është identifikuar se cili është ai.

Të dhënat e Prokurorisë që mbetën në pritje të përgjigjeve mbi komunikimet që 23-vjeçarja nga Delvina kishte ditët e fundit kur edhe kishte deklaruar se ishte sëmurë, tregojnë se vajza po ndiqte një rit për të cilin nuk jepen detaje të tjera, megjithatë të gjithë këtë çështje do ta sqarojë përfundimisht rezultati i mjekësisë ligjore.

Vdekja e të resë u raportua nga policia si e shkaktuar nga infeksioni i dhëmballës, teksa ndërkohë hetuesit nisën kërkimet për të zbuluar simbolet e dyshimta në trupin e saj dhe dhe disa simbole të tjera te shpërndara në dhomën ku jetonte e reja.

Me rëndësi për hetimin janë edhe bisedat me personin i cili e udhëzon se kë të takojë dhe kur ta takojë. Të gjitha bisedat e sekuestruara janë 36 fletë formati A4, thanë burimet e ‘Top Channel’, ndërsa vajza rrëfehet me këtë person numri i të cilit është blerë në tregun e zi, duke treguar gjithçka për jetën dhe familjen.

Ky shtetas që është përshkruar nga fqinjët si personi që hyri në shtëpinë private, në një moment i shkruan Evgjeni Baxhos se do të ndjente që energjitë do t’i binin, por ky nuk ishte fundi, ndërsa e këshillon se nuk duhet të takonte askënd dhe të mos fliste me askënd. /Top Channel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...