Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ngjela: Berishën s’e lë ligji për dekriminalizimin, që të futet në Parlament

5 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, thotë se ligji shqiptar nuk e lejon një person që është shpallur “non grata”, të futet në Parlament.

“Është rast i rrallë të shpallet non-grata një ish-kryeministër. Amerikanëve po nuk u jep rrezik për cënimin e sigurisë kombëtare, nuk e bëjnë këtë. Nga kjo kuptohet se ai ka shkelur rëndë, po se çfarë se dimë. Ata nuk flasin kot. Ky është një akt administrativ i dalë në Uashington”, tha ai në një intervistë në “ABC”.

Ai deklaroi se lideri historik i PD-së, duhej ta kishte çuar rastin në një gjykatë federale amerikane, dhe jo në Francë ku ai ka bërë padinë.

“Ne nuk dimë prova, por dimë që ata tërhiqen. Duke dalë “non grata”, nuk të lë ligji shqiptar të jesh në Parlament. Neni 2, pika 2 i ligjit për dekriminalizimin nuk ta lejon. Ligji shqiptar e ka”.

Berisha mund të jetë në Parlament të premten, por avokat Ngjela thotë se mbetet për t’u parë nëse mandati i tij do të certifikohet nga KQZ apo Komisioni i Mandateve.

“Të premten mund të jetë në Parlament ai. Kur të dalë KQZ dhe Komisioni i Mandateve do të shohim që e ndalon neni 2 pika 2 e ligjit, edhe Doshin me atë e hoqën”.

SHBA-të i kanë kërkuar Bashës që të largojë Sali Berishën nga partia dhe grupi parlamentar. Por ish-kryeministri nuk e ka lënë me kaq, ku në daljen e fundit mediatike e kërcënoi kryedemokratin nëse e përjashton nga partia, duke i kujtuar influencën që ka në PD.

Berisha e bëri mjaft të qartë, se nuk ka aspak në plan që të heq dorë nga mandati dhe më 10 shtator kur do të konstituohet Parlamenti i ri, ai do të jetë aty në sallën e Kuvendit.

Ai ka thënë shkurt dhe qartë se do të bëjë gjithçka që t’i rikthejë vlerat PD-së, që e ngriti vetë. Berisha nuk tha se cilat vepra do të kryente, por shtoi se do të bënte gjithçka që i lejonte kuadri kushtetues, ku nuk përjashtoi largimin e Lulzim Bashës dhe marrja e drejtimit nga ai vetë.

Tags: BerishakuvendNgjelanon grata

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Sirianët e Pogradecit, “Eshtë krim të jesh i varfër!”

Kim: Gjykatat e pastra do tërheqin investimet amerikane

Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com