pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmilanobettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibombahiscasinopusulabet girişjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetbahiscasinocasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibomikimisligrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sirianët e Pogradecit, “Eshtë krim të jesh i varfër!”

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Lorenc Vangjeli

Po bën xhiron e rrjetit dhe po hap hendekun e pafundëm të komenteve një video amatore e xhirruar në Pogradec. Rreth 30 e ca emigrantë sirianë u ndaluan fillimisht nga policia në mes të qytetit, pastaj mundën t’i shmangen sërish asaj, për t’u ndaluar më pas edhe njëherë në rrugët e qytetit.

Befasia që sillte videoja dhe habia sesi kishin mundur të qëndronin aq njerëz në hapësirën e ngushtë të furgonit, u bë shkas për humor pafund në rrjet. Por kjo natyrisht ishte e keqja më e vogël. Sepse shumica e komenteve ishin të një natyre krejt tjetër. Ishin fyese dhe përçmuese, shpalosnin një ndjesi aq megalomane superioriteti ndaj fatkeqësisë së atyre të mjerëve sa bëhej edhe më e dhembshme qesharakja në lëvizje, e kryqëzuar me tragjiken në dramën e atyre njerëzve të tmerruar.

Eshtë e çuditshme mënyra me të cilin fati ndodh që ballafaqon shoqëritë njerëzore për të dalluar thellë në AND-në e saj, mbetje të frikshme të së ligës. Kjo video ishte një pikë uji për të kuptuar cilësinë e gjithë rubinetit që e derdh. A është shoqëria shqiptare raciste? Përgjigja politikisht korrekte është jo! Në dobi të saj mund të citohet edhe e shkuara, edhe aktet politikë të së sotmes, edhe Kanuni, edhe legjislacioni e Kushtetuta, por sërish ajo nuk ngjan e vërtetë. E vërteta, si rregull, është prozaike, është zakonisht e thjeshtë dhe e mërzitshme dhe shumëkush nuk e pëlqen, pikërisht për këto arsye. Ndryshe prej saj, gënjeshtra ka gjithmonë sharm, është gjithmonë shumë interesante dhe ka shumë më tepër shanse për të fituar garën me të vërtetën.

Videoja e Pogradecit dhe dhjetra raste të tjera, madje edhe debati relativisht i kontrolluar për ardhjen e refugjatëve afganë në Shqipëri, prezantojnë një realitet tjetër. Atë të një shoqërie që nuk i ikën dot grishjes për të qenë raciste në thelbin e saj. Për të qenë arrogante ndaj të dobtit dhe e përulur ndaj të fortit.

E një shoqërie që varfërinë e quan krimin më të madh. Në Shqipëri është krim të jesh i varfër! Kjo është arsyeja se pse, edhe të varfërit, edhe të pasurit në Shqipëri, edhe ata që kanë qenë emigrantë vetë apo etër a bij emigrantësh, i argëtoi videoja e sirianëve nga Pogradeci. Qoftë dhe kaq mjafton për të projektuar zymtë se cila do të ishte e nesërmja e mendimit publik, nëse nuk do të shihej drejt e qartë e sotmja dhe do të lihej në rrjedhë të lirë duke u marrë me të qeshur e qeshura.

Akti politik i qeverisë shqiptare për të pranuar afganët e ikur nga lufta dhe jehona që po përpiqet t’i bëjë në maksimum asaj Edi Rama, është pritur me skepticizëm nga kritikët e tij. Ata e konsiderojnë atë si një mjet e lodër në favor të unit të kryeministrit apo edhe vanitetit dhe llogarive të tij për pushtet. Ata mund të kenë një qind herë të drejtë, por gabojnë të gjithë kur askush prej tyre nuk llogarit rrethanat: Rama po na vizaton nëpër botë jo siç jemi realisht, por ashtu siç duhet të jemi! Po tenton të krijojë një model ideal për shoqërinë, si një ideal që vetë shoqëria ta përqafojë herët a vonë. Po kërkon të ngrejë një standart moral që një shoqëri gjithmonë e më shumë egoiste dhe fatkeqësisht edhe raciste, ta pranojë si standart moral, etik dhe politik të sajin.

Në një demokraci është rregull që vendimet i merr shumica, por shpesh, e drejta qëndron në anën e pakicës. Madje, ndodh që të drejtë të ketë edhe vetëm një individ i vetëm përballë gjithë të tjerëve. Ky është thelbi i një qeverisjeje, sidomos në një vend si Shqipëria ku demokracia e “importuar” si model nga Perëndimi, ende nuk është bërë produkt vendas. Kjo krijon edhe diferencën që shpjegon edhe serinë e njëpasnjëshme të humbjeve politike që pakica në Shqipëri, përfshi të moderuarit e saj apo edhe talebanët e mendimit të saj, po numëron njëra – mbas tjetrës duke qenë ende larg humbjes së saj të fundit. Opozita zyrtare ende nuk ka kuptuar se iluminizmi dhe standarti moral, si të vërteta thelbi dhe jo si truk forme, edhe kur janë pakicë, herët a vonë fitojnë gjithmonë. /JavaNews

Tags: lorenc vangjeliramaSirianët

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Kim: Gjykatat e pastra do tërheqin investimet amerikane

Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri

Modelja flet për lidhjen me djalin e Jozefina Topallit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Rritje 20% e aksioneve të SpaceX, Musk shkruan histori si trilioneri i parë në botë

by mirseda
22:11 | 12/06/2026
0

Rritja e çmimit të aksioneve të SpaceX sot në tregun e aksioneve amerikane, do të thotë se...

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, mbushin kryqëzimin e sheshit “Willson”

22:10 | 12/06/2026

SHBA-ja publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

22:07 | 12/06/2026

Alarm për bombë në tragetin Blue Star 2 në Greqi, mbi 1.000 persona në bord

21:51 | 12/06/2026

Gonxhja për koncertin e Kanye West: Një hap tjetër për ta bërë Shqipërinë destinacion të besueshëm.

21:31 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com