E martë, 26 Janar, 2021
9 C
Tirana

Tetë mënyra për ta lënë duhanin në vitin 2021, ja çfarë thotë shkenca

Shumë njerëz e kanë pritur Vitin e Ri me planet për të lënë duhanin. Lajmi i mirë është se ka më shumë prova se kurrë më parë mbi mënyrat më të mira për të rritur shanset tuaja për të pasur sukses.

  1. Këshillimi i sjelljes

Këshillimi se si t`a ndalni pirjen e duhanit, është gjerësisht i disponueshëm nga profesionistët e kujdesit shëndetësor. Dëshmi nga mbi 300 studime me mbi 250.000 njerëz, tregojnë se kjo mënyrë rrit gjasat e lënies afatgjatë të duhanit.

  1. Mbështetje në distancë

Ka shumë arsye -sidomos këtë vit – pse mund të mos jeni në gjendje të takoni ballë për ballë një ekspert për mbështetjen e sjelljes. Lajmi i mirë është se studimet nuk kanë gjetur ndonjë dallim të qartë midis efekteve të mbështetjes së ofruar ballë për ballë dhe atyre online.

  1. Shpërblime monetare për lënien e duhanit

Ekzistojnë prova të reja se programet që i shpërblejnë njerëzit për lënien me sukses të pirjes së duhanit, rrisin suksesin afatgjatë. Këto shpërblime mund të përfshijnë para ose kupona për blerjen e mallrave ushqimorë ose shërbime. Këto programe mund të ofrohen nga puna, dhe në disa zona të botës janë në dispozicion përmes qeverive lokale.

  1. Terapia zëvendësuese e nikotinës

E njohur si NRT, ajo është përdorur në mënyrë të sigurt për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin për dekada. Mund të rekomandohet nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, por në shumë vende mund të blihet pa recetë në supermarkete dhe farmaci.

  1. Vareniklina, i njohur zakonisht si Champix ose Chantix

Është një ilaç për ndalimin e pirjes së duhanit që funksionon, duke zvogëluar kënaqësinë që njerëzit përjetojnë nga pirja e duhanit. Lehtëson gjithashtu simptomat e tërheqjes nga cigarja kur njerëzit e kanë lënë atë. Studimet tregojnë se vareniklina afërsisht dyfishon shanset e lënies së suksesshme afatgjatë të cigares.

  1. Cigaret elektronike

Një përmbledhje e mbi 50 studimeve me mbi 12.000 pjesëmarrës, zbuloi se cigarja  elektronike i ndihmon njerëzit të ndalojnë pirjen e duhanit për të paktën 6 muaj, dhe ndoshta funksionojnë më mirë sesa cigaret elektronike pa NRT dhe nikotinë.

  1. Kombinimi i ilaçeve dhe mbështetjes së sjelljes

Studimet tregojnë se përdorimi i mbështetjes së sjelljes, si këshillimi, dhe një ilaçi, siç është terapia zëvendësuese e nikotinës, rrit nivelet e lënies më shumë sesa përdorimi i vetëm njërës prej tyre. Pra për t`a pasur suksesin e sigurt, provoni më mirë një kombinim të disa prej metodave të mësipërme.

  1. Reduktoni sasinë e cigareve që pini

Nëse ju duket sikur nuk mund t`a lini dot kurrë duhanin, atëherë provoni të zvogëloni sasinë e tij. Dëshmitë tregojnë se nëse zvogëloni numrin e cigareve, ka më shumë të ngjarë qët`a lini atë në planin afatgjatë.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/eight-ways-to-quit-smoking-in-2021-what-the-science-says-151733

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

I doli emri tek përgjimet, Ilir Kulla i çon mesazh gazetarit live në emision

Ilir Kulla, këshilltari i presidentit Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të emrit të tij në përgjimet e Ndraghetës në Itali. Gjatë emisionit “Opinion”, Kulla...

Gazetarja Lala: Antonio Gallo ka hyrë dhe ka dalë me dhjetëra herë në Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të tjera në lidhje me përgjimet e antimafias italiane, ku flitej për politikanë shqiptarë të lidhur me Ndrangheta-n. Ajo...

Përgjimet/ Lubonja: Deklaratë e poshtër e ambasadorit italian, bashkëfajtor

Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar të poshtër deklaratën e ambasadorit italian, Fabrizio Buçi, i cili reagoi në lidhje me përgjigjet e Antimafias italiane...

Kreshnik Spahiu: Ndragheta nuk hyn tek ne sepse ka frikë nga mafia shqiptare

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka dhënë një ide tjetër lidhur me përgjimet e antimafias për lidhjet e Ndrangheta-s me mafien shqiptare. Sipas tij, Ndrangheta...

Aksident në Vlorë, humb jetën punonjësi i policisë (Emri)

Një aksident i rëndë nga ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjë i policisë. Në aksident janë përfshirë dy...