Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Tërmeti që po themelon diktaturën

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zheji e thotë troç: Kam kërkuar pistoletë për vetëmbrojtje (video)

Nga: Artur Zheji

Është e kotë t’i vijmë anash dhe të themi stërhollime. Diktatura ishte e nëndheshme deri dje, para tërmetit të 26 nëntorit, tani doli krejt në sipërfaqe me përmasat e saj të plota. Arroganca e djeshme e Ramës u shndërrua në brutalitet verbal, gjestual dhe në veprim. Së pari pushtoi ekranin apo ekranet, nga ora 7 e mëngjesit deri në darkë, pa pushim, pa dialog, pa dëgjesë, vetëm urdhra, porosira, “mençurira” dhe një përrua psikik që gurgullon të njoma dhe të thata, koncepte me gungë apo të dysta, e, kështu, daç haje, daç mbyll Tv.

Pastaj, Kryeministri e përcaktoi sloganin: “Do të ndërtojmë lagjet e reja të Rilindjes”. Nënkupto këtu, o vëlla lexues, që nuk i tremb tërmeti, as shiu dhe as qameti, se kështu na premtoi dhe na dha llafin mbreti…

Pastaj ay, KM-ja krejt pa gjumë, me nervat “tel” e “kaçurrel”, bëri për një lek edhe djalin e tij shpirtëror të viteve të fundit, “lali Erin”, alias Erion Veliaj.

Para kamerave e shndërroi publikisht kryebashkiakun e kryeqytetit në një bojaxhi, “no name, no face, no person”, që duhet të bindet të lyejë shkallët e pallatit ku ay, “Il grande capo” ose “Sulltani i vogël”, ngjitet për qoka ose ngushëllime patetike…

Provën gjenerale e kishte bërë ca orë më parë me Elisa Spiropalin dhe dashurinë e saj të sinqertë politike për Kryeministrin suprem, kur e turpëroi pa shkak e për llastim të vet, thjesht se vajza entuziaste, ish-kryetare Doganash, por edhe ish-kryefreshiste trime, vite apo shekuj më parë, e duartrokiti vrullshëm “Udhëheqësin” (italisht “Il Duce”)

Por, Elisa, ish-kryefreshistja trime e ishanti-nanoiste e ish-anti-berishiste e paepur, e duartrokiti pa leje edhe kur ay nuk kishte kruar ende kokën apo kafkën e thinjur…

Po nejse, qoftë Elisa e qoftë lali Eri, shërbyen për diçka, na bënë më dijehapur, se Udhëheqësi (italisht “Il Duce”), nuk pyet as për ta dhe se ata të parët duhet të fshijnë nga koka iluzionet e demokracisë në këtë vend të tërmetosur…

Për t’u kthyer në temën e fillimit, Rama, si hap të dytë, e shndërroi “tërmetin 26 nëntor”, në një gur themeli për të mbaruar projektin e vendosjes së plotë të diktaturës.

Ndërkohë që shumë shtëpi e pallate që po prishen mbajnë akoma vulën e mëkatit vrastar, të bashkëpunëtorëve të tij në Durrës apo të atij vetë në Tiranë. Kush pyet sot për këtë?!

Sepse sot e gjithmonë e më shumë edhe nesër, të gjitha në një dorë do të mblidhen grusht, Prokuroria, Parlamenti komik, dhe …

Dhe … gjeneral Lleshaj, që po i hanë duart dhe fantazitë e paragjumit për një luftë rrafshuese dhe kësaj radhe përfundimtare, me gaz e shkopinj e me plumba gome ndaj opozitarizmit, kudo që të shfaqet. Mjafton të fishkëllejë Udhëheqësi!

Por, edhe opozitën, në qoftë se ka një opozitë, duket se e ka zënë edhe atë “tërmeti 26 nëntor” dhe për këtë vërtet që nuk ka faj Rama…

Tags: artur zhejidiktaturenkomenttermetithemelon

TË LIDHURA

Zjarret nuk shuhen/ Nga 14 vatra të raportuara në 24 orë, 3 ende aktive
Aktualitet

Zjarret nuk shuhen/ Nga 14 vatra të raportuara në 24 orë, 3 ende aktive

10:00 | 28/08/2025
Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë
Aktualitet

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

22:56 | 27/08/2025
E rëndë në Tiranë, i moshuari qëllon me sëpatë gruan e tij, 68-vjeçarja transportohet në spital
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, një person i plagosur rëndë dërgohet me urgjencë në spital

22:45 | 27/08/2025
Next Post
Veliaj: Jo më zi, qendra rinore te tre lagjet që do ndërtohen për të prekurit

Veliaj: Jo më zi, qendra rinore te tre lagjet që do ndërtohen për të prekurit

Video/ Tallen me viktimat e avionit, tifozët e Manchester City provokojnë United

Video/ Tallen me viktimat e avionit, tifozët e Manchester City provokojnë United

Vendimi/Të prekurit tërmeti në Lezhë përfitojnë pagesë të plotë qiraje për 1 vit

Vendimi/Të prekurit tërmeti në Lezhë përfitojnë pagesë të plotë qiraje për 1 vit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Zjarret nuk shuhen/ Nga 14 vatra të raportuara në 24 orë, 3 ende aktive
Aktualitet

Zjarret nuk shuhen/ Nga 14 vatra të raportuara në 24 orë, 3 ende aktive

by mirseda
10:00 | 28/08/2025
0

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, nga ora 09:00 e datës 27 gusht...

Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

Humbin jetën 4 persona, mes tyre dy fëmijë, plagosen dhjetëra të tjerë

09:18 | 28/08/2025
Aksident tragjik/ Humbin jetën dy 16-vjeçarë në Greqi

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy 16-vjeçarë në Greqi

08:56 | 28/08/2025
Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

Detaje të frikshme nga vrasja e shqiptares në Greqi: Burri e ndoqi me thikë

22:56 | 27/08/2025
“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

“Është koha për të ndaluar”, krahu i djathtë i Melonit: Izraeli e ka kaluar tashmë vijën e kuqe

22:47 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com