E diel, 7 Mars, 2021
11 C
Tirana

Video/ Tallen me viktimat e avionit, tifozët e Manchester City provokojnë United

Një incident i rëndë është shënuar në ndeshjen mes Manchester City dhe Manchester United.

Tifozët e Manchester City e kanë humbur toruan në një moment gjatë lojës, teksa kanë shpërthyer në thirrje raciste ndaj lojtarit të skuadrës kundërshtare, Fred.

Sulmuesi më pas është qëlluar me çakmakë dhe me shishe gjatë momentit kur po ekzekutonte një goditje këndi. Lojtarët e City u munduan t’i qetësojnë lojtarët e tyre por më kot.

Në një moment gjatë videos duket edhe momenti kur një nënë e rë largon djalin e saj nga stadiumi, për shkak të agravimit të situatës (min 1.08). Por veprimi më skandaloz ishte i një djali i cili bëri shenjën e avionit kundrejt lojtarëve të Manchester United.

Një gjest simbolik ky për t’i kujtuar përplasjen e tmerrshme ajrore të “Djajve të Kuq” në vitin 1958. Skuadra angleze u përplas në Mynih duke shkaktuar një tragjedi të madhe. 44 persona ishin në bord, ndërsa 23 persona vdiqën dhe mbijetuan 21 vetë.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili gjithashtu e quajti këtë akt si skandaloz.

“Gjest skandaloz. E pashë videon. Ai tifoz që bën gjëra të tilla nuk duhet të futet më në stadiume. Ne flasim çdo javë për këtë, por duhet të reagojmë”, tha ai.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 për Manchester United.

Lexo edhe :   Nis fushata brenda Infektivit për Çomon, MSH detyron pacienten të dalë me video
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drama e Sir Alex-it

Sir Alex Ferguson tha se kishte frikë se nuk do të ishte më kurrë në gjendje të fliste përsëri pasi pësoi një hemorragji në...

Itali/ Milani kërkon të rigjejë busullën

Një problem muskular e ka shtuar Ante Rebic-in në një listë të gjatë lëndimesh tek ekipi i Milanit të vendit të dytë përpara transfertës...

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...