E martë, 23 Shkurt, 2021
11 C
Tirana

Vendimi/Të prekurit tërmeti në Lezhë përfitojnë pagesë të plotë qiraje për 1 vit

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka vendosur që banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në këtë zonë, do të përfitojnë pagesën e plotë të qerasë për 1 vit.

Sipas vendimit të siguruar nga ‘BalkanWeb’, pagesa do të bëhet sipas vlerës së tregut të lirë.

Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi:

1. Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa.

2. Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.

3. Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:
a) Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë
b) Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë
c) Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë
4. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:
a) Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi
b) Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vuçiç: Na pret një presion i madh për ta njohur Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas mbledhjes në Partinë Progresive Serbe ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Sipas Gazeta Express, Vuçiç ka thënë se vendi...

Basha: Taksa e sheshtë 9%, çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se ulja e taksës nga 15 në 9%, do të çlirojë financat e sipërmarjes shqiptare. Teksa publikoi një...

Brataj vaksinoi shoferin personal? Urgjenca Kombëtare reagon pas akuzave

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar sot pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale për vaksinimin e një shoferi të këtij institucioni. QKUM shprehet...

Detaje të reja për vdekjen e Maradonës, hetuesit përfshijnë dhe dy të dyshuar

Në hetimin për vdekjen e Diego Armando Maradonas janë përfshirë edhe dy të dyshuar të tjerë. Ata janë Nensi Forlini, ekzekutive e kompanisë së...

Vrasja e dyfishtë për drogë në Malësi të Madhe/ Mbyllen hetimet për babë e bir

Pesë muaj nga vrasja e Vilson Çutajt dhe Klemend Pepajt në Malësi të Madhe, Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet duke gjetur vetëm një...