Kjo javë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës, me përjashtim të ditës së premte ku moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët.
Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje, reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Dita e fundit e vitit 2020 parashikohet të jetë e vranët, dhe reshje shiu me intensitet mesatar, në pasdite gradualisht reshjet do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.
Dita e parë e vitit 2021 parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët, por të ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila ditën e hënë dhe ditën e martë do të jetë më intensive ku në zonën veriore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës parashikohen stuhi ere me shpejtësi deri në 20-28m/sek.