E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Ekonomia e Kinës do bëhet më e madhja në botë, mposht atë të SHBA

Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e madhe në botë, deri në vitin 2028, parashikon një raport i ri.

Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Biznesore, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, vlerëson se menaxhimi “i aftë” i pandemisë COVID-19 në Kinë, do ta thellojë rritjen ekonomike në këtë vend, krahasuar me SHBA-në dhe Evropën.

Në raport po ashtu thuhet se India pritet të bëhet ekonomia e tretë deri në vitin 2030.

Edhe pse Kina ka qenë vendi i parë që është goditur nga COVID-19, ajo e ka vënë sëmundjen shpejt nën kontroll, me veprime të shpejta dhe të rrepta, duke mos pasur nevojë t’i përsërisë izolimet ekonomike, siç kanë bërë disa vende të Evropës.

Si rezultat, ndryshe nga ekonomitë e tjera të mëdha, Kina ka shmangur recesionin ekonomik në vitin 2020 dhe, madje, pritet të ketë rritje për 2% këtë vit.

Ekonomia amerikane, në anën tjetër, është goditur rëndë nga pandemia, sa u përket shifrave. Mbi 18.5 milionë njerëz në SHBA janë prekur nga COVID-19, ndërsa mbi 330,000 kanë vdekur.

Dëmi ekonomik është zbutur me politika monetare dhe një stimul të madh fiskal, por mosmarrëveshjet politike mbi një paketë të re stimuluese, mund të lënë rreth 14 milionë amerikanë të papunë pa pagesa nga shteti.

“Për disa kohë, një temë kryesore e ekonomisë globale ka qenë lufta ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Pandemia COVID-19 dhe pasojat përkatëse ekonomike e kanë çuar këtë rivalitet në favor të Kinës”, thuhet në raportin e Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Biznesore, me seli në Mbretërinë e Bashkuar. /evropaelire

Lexo edhe :   Navy Seals, kush është njësia me elitare e ushtrisë amerikane
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...