E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

“Të pres tek Liqeni”, Alfred Cako kërcënon gazetarin

Gazetari Alfred Lela, me anë të një shkrimi thumbues, zbulon për ndjekësit e tij se është kërcënuar nga konspiracionisti, Alfred Cako.

Ky i fundit e ka marrë sot në telefon dhe e ka kërcënuar se do ta rrahë, me pretendimin se gazetari e ka fyer mbrëmë në emisionin e tij.

Duke shfrytëzuar mundësinë që të krijojnë rrjetet sociale, gazetari thotë se Cako e ka marrë në telefon, dhe e ka sharë e kërcënuar. Madje ai ka kërkuar që të dy të kenë një përballje. Një gjë të tillë gazetari Lela e ka ironizuar, ndërsa ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e rrjetit social Facebook.

Statusi

Alfred Cako sapo me mori ne telefon me sharje e kercenime, me pretendimin se e kam fyer mbreme ne emisionin PolitikON. Me tha se nuk eshte Poet dhe se me pret te Liqeni ku kerkon te rrihet me mua (apo te me rrahe!!!).

Une fushkrujs jam (edhe pse qellon te merrem me shkrime ne vend te ekzekutimeve) , por u tremba se, thashe me vete: ky qe di kaq shume per gjera kaq te mistershme te shkences, kush e di se si mund te me qelloje me nje shikim.

Por gjuha, sjellja dhe anima e nje njeriu te ketille, qe del ne publik per te marre benefitet, por as i kupton dhe as i perfill, kostot e te qenit ne publik, me thote shume per faktin se si, asnje televizion dhe lexim, disa njerezve nuk ua tret nga fytyra dhe predispozita mungesen e 2 mije viteve qyteterim.

P.S. Covid-19 e paskam kaluar pa asnje shenje, tani me duhet te kaloj edhe Cako-20.

Zot na ruaj!

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....