As këtë fundjavë nuk do të ketë lëshime për të lehtësuar masat e marra ndaj ndalimit të përhapjes së COVID-19.
Në një komunikim LIVE në Facebook, kryeministri Edi Rama deklaroi se fundjava do të jetë përsëri e bllokuar, dhe të gjithë do të rrinë në shtëpi pa përjashtim.
Kreu i qeverisë tha se do të lejohen vetëm disa njerëz që kanë disa profesione, qe lejohen në fundjavë.
“Për nesër, të shtunë dhe të dielë njësoj si fundjavën e kaluar, përveç atyre që shkojnë në punë. Jemi në një situatë pozitive, por kjo është e përmbysshme nëse ne e lëshojmë”.
Nga sot në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00, gjithçka do të jetë mbyllur dhe qytetarët nuk duhet të dalin nga banesat, me përjashtim të kategorive të lejuara.