Mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 21:00, do të luhet supersfida midis Italisë dhe Spanjës në ”Wembley Stadium”, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalet e ”Euro 2020”.
Të dyja ekipet kanë ardhur me meritë deri në këtë fazë, por vetëm njëra prej tyre do të mund të shkojë në finalen e madhe të 11 korrikut.
Sipas kompanive të basteve, italianët janë më të favorizuar për të kaluar më tej, teksa fitorja e tyre kuotohet me koeficientin 2.4.
Ndërkohë, Spanja shihet si më pak favorite në këtë ndeshje, dhe fitorja e tyre kuotohet nga kompanitë me koeficientin 3.1, ndërsa barazimi 3.3
Ndeshja pritet të sjellë spektakël, ashtu siç të dyja ekipet ndër më të mirat në Evropë, kanë ditur të sjellin sa herë janë përballur midis tyre.