Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Studenti i dhjetorit ’90: Timoni i partisë të jetë në drejtimin e SHBA dhe BE

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Studenti i dhjetorit ’90: Timoni i partisë të jetë në drejtimin e SHBA dhe BE

Ish-studenti i dhjetorit 1990, Ilir Dizdari, deklaroi në Kuvendin Kombëtar të PD-së se entuziazmi i demokratëve në sallë, sot i ngjan dhjetorit ‘90. Në fjalën e tij, ai citoi se ajo çfarë kërkonin në ato vite ishin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kërkonin të drejtën për jetën, për fjalën e lirë, ekonominë e lirë të tregut.

Teksa u kthye pas në kohë, Dizdari rikujton ajo çfarë ka shkuar 30 vite më parë për të ringritur PD-në të fortë. E ndërsa sot ai është së bashku me miqtë e lëvizjes së dhjetorit ‘90, ku janë kujdesur për ti lënë disa porosi të veçanta PD-së. Ish-studenti i dhjetorit tha se i bashkon sërish i njëjti mision, ndërsa u kujdes për të përcjellë porosinë që timoni i partisë në çdo kohë duhet të jetë në drejtimin e SHBA-së dhe BE-së.

“Me kaloi si pasqyrë lëvizja studentore shqiptare me dy kulminacione; 8 dhjetori 1990 dhe formimi i të parës parti opozitare në Shqipëri, PD-së. Dhe lëvizja e shkurtit 1991, lufta kundër kultit të individit që na është rishfaqur këto ditët e fundit dhe është bërë problem në shoqërinë shqiptare. Është dita të theksojmë sot çfarë kërkuam ne studentët, me parullat “Liri demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Në thelb ajo që kërkuam ne, ishin liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Kërkuam të drejtën për jetën, për fjalën e lirë, ekonominë e lirë të tregut, bashkimin kombëtar, lirinë fetare dhe besimin në Zot.

Sot jam këtu bashkë me miqtë e mi të lëvizjes së dhjetorit ‘90, ku 30 vjet më parë, këtu në rreshtin e parë ishin ulur gjithë drejtuesit e PD të asaj kohe. Dhe i lamë disa porosi të veçanta PD-së, që sot disa i harruan e ca i anashkaluam. Sot kemi të njëjtat gjëta për të thënë, dhe do qëndrojmë afër, për ta bërë PD siç ishte në vitin ’90. Frontin më të madh të zhvillimit të shqiptarëve e Shqipërisë.

Çfarë porosish lamë ne: Ta duam Shqipërinë dhe të jemi mbivetjak, busulla orientuese dhe timoni i partisë në çdo kohë duhet të jetë në drejtimin e SHBA dhe BE. Kërkuam qëndrimin larg të kultit të individit, sot kemi të njëjtat detyra për të çuar në vend amanetin e atyre që sot janë baballarë, gjyshër apo atyre që nuk jetojnë më.

Pas lëvizjes së dhjetorit, kujtoj me respekt grupin e parë të PD, më 22 mars 1992. Bëj sot bilancin e më rezulton se ata u larguan u përzunë, dhe Shqipëria po rikthehet në kultin e individit. Ringritja e demokracisë nis me ndryshimet kushtetuese që Basha ka marrë përsipër t’i bëjë. Ne duhet të riparojmë shtyllat e PD. Ne kemi historinë tonë 30-vjecare, që duhet ta përforcojmë. E dyta, pronarët dhe elita patriotike shqiptare, 3- të përndjekurit politikë 4- strukturimi përfaqësues fetar në kuota të barazvlerësuara 5- prurjet e reja dhe rinia që të rrijë në Shqipëri e të kthehet në forcë për zhvillimin.

Ne kishim një ëndërr sot, duhet ta bëjmë realitet me ndihmën e SHBA dhe BE. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Sot ju keni radhën ta kryeni këtë mision, merreni dhe drejtojeni me nder”, u shpreh Dizdari.

Kuvendi Kombëtar i PD-së, ka miratuar Komisionin për drejtimin e punimeve të ditës së sotme. Me votat unanime të demokratëve në Pallatin e Kongreseve, si kryetari i këtij komisioni u zgjodh Jemin Gjana. Ndërsa anëtarë të tjerë janë Gazment Bardhi, Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka.

Tags: bashaBerishakuvendi

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Shifrat/ Ja sa demokratë kanë votuar për shkarkimin e Bashës

Shifrat/ Ja sa demokratë kanë votuar për shkarkimin e Bashës

“Komisionerët u nxorrën jashtë”, policia reagon pas akuzave të Luan Baçit

"Komisionerët u nxorrën jashtë", policia reagon pas akuzave të Luan Baçit

Basha: S’jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, por të vërtetat

Basha: S’jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, por të vërtetat







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com