E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Basha: S’jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, por të vërtetat

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së, tregoi se qëllimi i kësaj mbledhje sot është për të thënë disa të vërteta që kanë kohë që nuk thuhen. Kryedemokrati Basha iu drejtua të pranishmëve, se janë mbledhur në emër të së vërtetës, pasi e vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë. Ai dha një tjetër mesazh kundrejt demokratëve, se nuk janë mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit e as kryetarit, por për të thënë të vërtetat që kanë kohë pa i shqiptuar.

“Dua të shpreh kënaqësinë nga zemra, tek ju shoh të gjithëve bashkë. Në një ditë kur kemi shumë për të thënë, ndaj duhet edhe durim! Duhet edhe mirëkuptim edhe për ata që kanë pasur kaq shumë për të thënë, por nuk u është dhënë koha e vendi. E për të tjerët që do flasin, e kur të flasim të gjithë bashkë me votë, në këtë Kuvend për të marrë vendimet që presin demokratët, Shqipëria, kombi shqiptar.

Vëllezër e motra, s’jemi mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit e as kryetarit, por për të thënë të vërteta që kemi kohë pa i shqiptuar, ose siç e tha profesor Uka, vetëm i kemi belbëzuar.

E di që shumë mezi presin t’i dëgjojnë që disa mund të mërziten prej tyre, por sot jemi mbledhur në emër të së vërtetës se e vërteta është e vetmja rrugë për çlirimin e demokracisë”.

Lexo edhe :   Jozefina Topalli braktis Berishën në Shkodër
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...