Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

SPAK duhet t’i hetojë Berishët si tutorë të CEZ

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mëshirë për pronarët, lotë krokodili për gazetarët?

Nga Mero Baze

Një gjykatës në Tiranë, i lidhur ngushtë me Partinë Demokratike, pushoi çështjen e hetimit të privatizimit të kompanisë OSHE, blerë nga CEZ, ku shikohen qartë së paku dy elementë. E para, paracaktuesi i blerësit, CEZ, përmes lobimit të djalit të Sali Berishës dhe një sekseri të tij, dhe së dyti, roli i Shkëlzen Berishës si tutor dhe në vazhdimësi, duke qenë ndërlidhës mes babait kryeministër dhe pronarëve të CEZ, në negociata që i kanë kushtuar miliona dollarë buxhetit të qeverisë shqiptare.

Kontrolli i familjes Berisha mbi kompaninë private CEZ, që privatizoi OSHE, vjen nga historia e privatizimit, ku sekseri Ndue Kalaj ka lënë gjurmë në paracaktimin e blerjes së kompanisë nga CEZ, qysh në takimet e para në vitin 2006.

Një qytetar i Kosovës, i lidhur me djalin e ish- kryeministrit Sali Berisha, është paguar si “konsulent privat”, (jo kompani) me 7 milion euro, për të cilat i është mundësuar nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri, t’i tërheqë në “cash” në një ditë, para zgjedhjeve të vitit 2009, duke humbur gjurmët e transaksioneve të mëtejshme. Shtetasi quhet Nue Kalaj, dhe ka edhe një emër tjetër në Francë, Noel.

Ai nuk zotëron ndonjë kompani konsulence , por thjesht si person kontakti i familjes në pushtet në Shqipëri në atë kohë, me kompaninë çeke CEZ, është paguar me një shumë marramendëse, që zor se paguhet dhe një kompani me famë ndërkombëtare, në rast se do të ishte realisht konsulente e procesit të privatizimit.

Është e qartë që janë paratë e korrupsionit me të cilat duhet të paguhej familja Berisha për nderin që u bënte çekëve në kushtet skllavëruese të privatizimit të shoqërisë shtetërore OSHE, e cila po ashtu dështoi katër vjet më vonë. Dhe dështimi i privatizimit është një argument dhe më i fortë, që gjithçka është bërë për ryshfet.

Problemi që hap ky transaksion i provueshëm nga ana juridike, është i shumanshëm.

Është shumë problem të argumentosh një fature prej 7 milionë euro, për një njeri që nuk ka kompani, të paguara nga një kompani e madhe shtetërore, siç është CEZ.

Fare mirë ai mund të paguhej në Pragë, apo Kosovë, dhe nuk kishte pse i merrte “cash” në Tiranë. Kjo tregon më shumë se ku duhet t’i linte ato para, dhe jo ku duhet t’i merrte.

Për të paguar një kompani konsulence, nevojitet një situacion pune, një vëllim i provueshëm pune, dhe një sërë elementësh të tjerë juridikë dhe financiarë, që provojnë se pagesa ja ka vlejtur.

Personi në fjalë ka qenë ndërmjetës jo formal i gjithë procesit të afrimit të CEZ me Berishën, dhe në fund, triumfator i blerjes së OSHE nga CEZ, duke tërhequr 7 milionë euro në “cash” në Tiranë. Është e qartë se janë detyrime për dikë tjetër në Tiranë, ndryshe nuk kishte si t’i binte me thes nga Çekia apo Franca.

Emri i këtij personi është përmendur nga vet Berisha, në debatin me Gjiknurin, në vitin 2015, duke i dalë të keqes përpara, dhe duke deklaruar, se “ju doni të lidhni djalin tim me këtë person”.

Kjo tregon se Berisha e di se ku e ka problemin me ryshfetin në këtë privatizim. SPAK duhet të kuptojë se ka gjurmë konkrete konsulence nga ky person në kontratën e disfavorshme, që qeveria shqiptare lidhi me CEZ në atë kohë.

Është e qartë se kemi të bëjmë me një sekser në dëm të shtetit shqiptar të lidhur me Berishët, nëse nuk ka, aq më keq, kemi të bëjmë thjesht me një korrier parash për Berishët.

Por jo gjithçka mbyllet me privatizimin. Roli i Shkëlzen Berishës  provohet qartë, duke qenë ndërlidhës mes babait kryeministër dhe pronarëve të CEZ, në negociata që i kanë kushtuar miliona dollarë buxhetit të qeverisë shqiptare.

Në një email që u zbulua dhe u pranua zyrtarisht si provë, prej drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, bëhej fjalë për një takim që u nevojitej me kryeministrin Berisha për një aferë që ka të bëjë me  çmimin e energjisë elektrike, takim që duket se ishte lobuar nga i biri i Sali Berishës. Në email thuhet se pas takimit me Berishën, do të bëhej takimi me të birin.

Pra kemi një provë zyrtare që i biri i Sali Berishës rregullon takime mes babait kryeministër dhe drejtorit të kompanisë private CEZ.

Provat e mëpastajme tregojnë se takimi u realizua dhe se vendimi i qeverisë që u lobua nga ky takim, ka një impakt prej miliona dollarësh në dëm të ekonomisë sonë.

Fillimisht Shkëlzen Berisha u mbrojt se ai nuk mban përgjegjësi se çfarë shkruajnë në emaile të tjerët për të.

E-mail që provon se pas takimit me Berishën, çekët e CEZ do takonin Shkëlzenin

Pas publikimit të emalit të drejtorit të CEZ për Shqipërinë, Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it ne Prage, Tomas Pleskac, më 28 janar 2010, gazeta TemA bëri një kontroll të fakteve me axhendën e kryeministrit Berisha në ato ditë, dhe rezulton se të gjitha faktet në email, provohen nga axhenda e Berishës si kryeministër.

Drejtori i CEZ për Tiranën, Hejsek, i shkruan eprorit të tij se takimin me të birin e Berishës do ta bëjnë nesër, pas ardhjes se kryeministrit.

Nga verifikimi i axhendës së Berishës rezulton se në datën 29 janar, Berisha është kthyer në Tiranë nga një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku ka lobuar për të rritur presionin ndaj opozitës për t’u rikthyer në Kuvend. Berisha ka dalë para gazetarëve më 29 janar dhe ka treguar se çfarë kanë kërkuar në Këshillin e Europës për rikthimin e PS në Kuvend.

Nga ana tjetër, Hejsek, duke i shpjeguar klimën rreth kryeministrit, shefit të vet, thotë se e ka takuar Berishën një ditë më parë në takimin me investitorët e huaj, dhe ai i ka thënë se kishte kënaqësi që do të takohej me të përsëri.

Njoftimi i shtypit i Berishës që provon realizimin e takimit

Nga axhenda e verifikuar e Berishës, rezulton se në datën 27 janar, Berisha ka takuar investitorët e huaj në Tiranë. Zyra e tij ka njoftuar se “kryeministri Berisha përshëndeti dje pasdite takimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), organizuar me rastin e fillimit të aktivitetit për vitin 2010”.

Pra të gjitha detajet e emalit të Hejsek qëndrojnë dhe provojnë faktin se takimi me të birin e Berishës ishte pjesë e programuar e axhendës që do të kishte nëndrejtori i CEZ nga Praga në Tiranë, takim që duhet të jetë kryer më 30 janar.

Pra nuk është vetëm email-i që përflet Shkëlzen Berishën, por gjithë axhenda e Kryeministrisë ato ditë, që provon emaili. Prokuroria injoroi kërkesën për padi penale nga Komisioni Hetimor Parlamentar.

Kjo është provë e qartë e kapjes së shtetit nga djali i Sali Berishës dhe përdorimi i babait kryeministër si dordolec për të futur miliona në xhep.

Gjykatësi që mbylli çështjen, është produkt i drejtësisë që konsolidoi mos ndëshkueshmërinë e politikanëve të lartë. SPAK është shpresa se drejtësia e re do të hetojë në thellësi këto histori.

Kjo histori nuk ka nevojë të hetohet dhe aq thellë. Arroganca ka bërë që ata të veprojnë pa ju trembur shumë syri. I kanë lënë gjurmët në email, në transfertat bankare, në takimet e ndërmjetësuara nga i biri për babain etj. Thjeshtë duhet të gjejnë nenin përkatës që i ndëshkon.

Tags: BerishaCEZhetimetmero bazeSPAKtutore

TË LIDHURA

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg
Politikë

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg

15:17 | 23/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari
Aktualitet

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja
Aktualitet

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Next Post
Muaji i katërt i protestave në Irak, policia qëllon me armë protestuesit

Muaji i katërt i protestave në Irak, policia qëllon me armë protestuesit

FOTO/ Çifti i njohur shqiptar martohen në fshehtësi të plotë

FOTO/ Çifti i njohur shqiptar martohen në fshehtësi të plotë

Rama e ka braktisur Bulqizën/ PD reagon pas protestës së minatorëve

Rama e ka braktisur Bulqizën/ PD reagon pas protestës së minatorëve







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg
Politikë

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg

by mirseda
15:17 | 23/10/2025
0

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranon ankimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë....

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,

15:13 | 23/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

14:56 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com