E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Rama e ka braktisur Bulqizën/ PD reagon pas protestës së minatorëve

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka reaguar në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme para Kryeministrisë nga Sindikata e Bashkuar e Minatorëve.

Përmes një postimi në Facebook, Bozdo tha se kryeministri Rama duhet ta trajtojë më me seriozitet gjendjen e minatorëve të Bulqizës. Ai shtoi se PD është në mbështetje të protestës së minatorëve dhe kërkon që kërkesat e tyre të trajtohen me kujdes. Sipas tij, Rama dhe qeveria e tij i kanë braktisur prej kohësh minatorët dhe Bulqizën.

Sindikata e Bashkuar e Minatorëve mbajti një protestë sot para Kryeministrisë, me qëllim plotësimin e kërkesave të tyre për paga më të larta dhe kushte më të mira.

Postimi i plotë:

Kryeministri dhe qeveria e tij kanë braktisur prej kohësh minatorët dhe Bulqizën.

Këtë e tregoi qartë protesta e sotme e Sindikatës së Bashkuar të Minatorëve përpara Kryeminsitrisë. Kërkesat e Sindikatës për paga më të larta dhe kushte më të mira pune janë të drejta absolute të punëtorëve.

Qeveria Rama nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Punës dhe Inspektoriatit të Punës kanë tashmë përgjegjësinë direkte prej disa muajsh, të trajtojnë më shumë seriozitet gjendjen e vështirë të minatorëve në Bulqizë e kudo, dhe të ofrojnë një zgjidhje të arsyeshme për kërkesat e tyre.

Protesta vazhdon prej muajsh, por Edi Rama ka zgjedhur t`i injorojë minatorët plotësisht. Ndjeshmëria e tij për Bulqizën, minatorët edhe dhe qytetarët e saj, është shumë e qartë kur kërkon tu emërojë me dhunë si kryetar bashkie një konsumator ordiner të kokainës.

Në se Bulqiza do të kishte mundësi të zgjidhte, sot në krye të saj do të ishte një kryebashkiak që do të solidarizohej me minatorët dhe do të luftonte për kauzën e drejtë të tyre. Qartazi kjo nuk është aspak në interest të Edi Ramës, as në Bulqizë dhe askund në Shqipëri!

Partia Demokratike mbështet plotësisht protestën dinjitoze të minatorëve për punë dhe dinjitet. Por është shumë e qartë tashmë se sa kohë Edi Rama do të qeverisë, asnjë interes i qytetarëve nuk do të ruhet dhe asnjë shqetësim i shqiptarëve nuk do të marrë zgjidhje. Sepse Edi Rama aleancat e tij i ka shpalluar prej kohësh që i ka me krimin dhe oligarkinë, por jo me qytetarët dhe aq më pak me minatorët dhe qytetarët e Bulqizës!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...