Forcat irakiane të sigurisë kanë qëlluar ditën e sotme me armë protestuesit, duke lënë disa prej tyre të plagosur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se forcat qëlluan në përpjekje për t’i shpërndarë ata, teksa disa të plagosur u shënuan në kryeqytetin e vendit Bagdad, si dhe qytetin Nasirija.
Protestuesit kërkojnë ndryshim të klasës politike, rritje të mundësive për punësim e kujdes shëndetësor, më shumë siguri si dhe dhënien fund të varfërisë ekstreme e korrupsionit që ka përfshirë vendin në shkallë të gjerë. Prej fillimit të protestave në muajin tetor të paktën 600 vetë janë vrarë dhe 20 mijë të tjerë janë plagosur.