E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Sot beteja finale Basha-Berisha, kreu i PD-së mobilizon bazën

Basha dhe Berisha kanë sot betejën finale sa i takon drejtimit të PD-së. Kreu demokrat Lulzim Basha do të mbajë Kuvendin Kombëtar të PD-së në Pallatin e Kongreseve në orën 11:00, ndërsa ish-kryeministri Berisha do të mbajë një referendum. Në Kuvend pritet të diskutohet mbi situatën aktuale brenda Partisë Demokratike, dhe agjendën e saj sa i përket betejës në Parlament.

Lidhur me situatën e brendshme në PD, duket se nuk do të njohë asnjë nga vendimet e Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe do të mbajë një qëndrim ndaj rolit të tij në parti. “Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike”, thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kreu i PD.

Pritet që pas Kuvendit të 18 dhjetorit, në PD të ketë një valë shkarkimesh funksionarësh duke i vendosur edhe strukturat në proces zgjedhor. Nga ana tjetër në rendin e ditës, do të miratohet një program organizativ për ta përgatitur PD-në për zgjedhjet e ardhshme.

“Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar”, thuhet në agjendë. Si ish-kryeministri ashtu edhe kreu demokrat, pretendojnë që pas procesit të marrin drejtimin e partisë.

Berisha ka paralajmëruar se do e largojë me dhunë Bashën, ndërsa Basha pritet t’u mbyllë derën ithtarëve të “Foltores”. Kreu demokrat duket i vendosur për të pastruar partinë nga njerëzit e Berishës. Pasi shkarkoi 12 krerët e degëve Shijak, Fushë-Krujë, Tiranë degët 1, 3, 9, 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër, ditën e djeshme Basha ka emëruar 12 kryetarët e rinj.

Lexo edhe :   Si zgjidhet kriza në PD: 10 vendimet që shpëtojnë Partinë Demokratike

Degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Alfred Rushaj. Në degën e Devollit u emërua Bledion Nallbati ndërsa në degën e Shijakut është emëruar Red Varaku. Kujtojmë po ashtu se Këshilli Kombëtar i PD-së, shkarkoi më 12 dhjetor kryetarin e Këshillit Kombëtar Edi Paloka, anëtarët e kryesisë, Flamur Nokës, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi si dhe sekretarët Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Këlliçi e Ledina Mandia teksa pritet edhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

Lexo edhe :   Si zgjidhet kriza në PD: 10 vendimet që shpëtojnë Partinë Demokratike

Po ashtu PD depozitoi në Kuvend edhe një kërkesë për të larguar Albana Vokshin nga kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, Flamur Nokën nga Komisioni i Sigurisë, Oerd Bylykbashin nga Komisioni i Ligjeve dhe Belind Këlliçi nga Komisioni i Integrimit. Emrat e rinj kanë pasur takime, dhe kanë mobilizuar bazën që të marrë pjesë në Kuvend.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...