E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Tërhiqet gjyqtari që duhej të shqyrtonte statutin e “Foltores”

Agron Zhukri, gjyqtari që u caktua nga goglat që të verifikonte ligjshmërinë e Statutit të PD, miratuar në Kuvendin e Partisë Demokratike, thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor 2021, është tërhequr nga çështja. Tashmë pritet që të hidhet një tjetër short në Dhomën Civile të Gjykatës së Tiranës.

Zhukri është pjesë e gjyqtarëve, të cilët nuk kanë kaluar procesin e Vettingut. Në një kohë kur pritej përballje e fortë mes dy kampeve, gjyqtari i caktuar për të shqyrtuar ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit, Agron Zhukri ka hequr dorë nga procesi. “Përsa i përket kërkesës së gjyqtarit Agron Zhukri për heqje dore nga shqyrtimi i kërkesës së bërë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, ju komunikoj se Gjykata e Tiranës, nuk ka informacion lidhur me këtë kërkesë”, thuhet në njoftimin për mediat.

Sipas informacioneve në këtë gjykatë, kërkesa e gjyqtarit ka ardhur dje, ndërsa nuk dihen qartë argumentet, por zakonisht largimi nga trupa gjykuese vjen për shkak të konfliktit të interesave. Tani e ka në dorë kreu i gjykatës të vendosë nëse do pranohet kërkesa dhe nëse po, do të duhet të hidhet short i ri. Por kjo lëvizje ka ngjallur shumë dyshime. Pas këtij vendimi, lindin dyshimet: A po tentohet që të vihet një gjyqtar besnik që të vulosë Kuvendin e 11 dhjetorit? Apo janë gjyqtarët që i tremben Berishës, dhe nuk duan të përzihen me konfliktin në PD? Sinjalet janë se nëse referendumi vendos shkarkimin e Bashës, ish-kryeministri Berisha do të tentojë që të mos lejojë kreun demokrat të futet në seli.

Lexo edhe :   Shtatzëna shikon gra me barrë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...