Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Skadon afati, PD dhe LSI drejt bojkotit të zgjedhjeve

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Skadon afati, PD dhe LSI drejt bojkotit të zgjedhjeve

Dje skadoi afati për të dorëzuar listën e komisionerëve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku Partia Demokratike dhe LSI-ja nuk paraqitën në KQZ emrat e komisionerëve.

Vetë Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve doli dje paradite në një deklaratë për mediat, për t’u bërë thirrje partive politike në përmbushjen e detyrimeve të tyre për depozitimin e listës së komisionerëve për zgjedhjet vendore. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha, u bëri apel partive për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën apel partive politike që kanë të drejtën të propozojnë anëtarë të KZAZ-ve, që të respektojnë afatin ligjor për depozitimin e kandidaturave në KQZ. KQZ kërkon që partitë politike të mos neglizhojnë respektimin e afateve ligjore për paraqitjen e propozimeve për administratën zgjedhore, sikundër ka ndodhur në çdo proces zgjedhor. Mosrespektimi i afatit ligjor tregon mungesë përgjegjshmërie në përmbushjen e detyrimeve që iu ngarkon Kodi Zgjedhor. KQZ-ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat në propozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet e tyre për anëtarë të KZAZ-ve brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak për cenimin e administrimit të procesit zgjedhor. Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit, dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve”, tha zëdhënësja e KQZ-së.

Pas deklaratës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste iu drejtua institucionit që administron procesin zgjedhor, duke depozituar listën e saj të komisionerëve për KZAZ-të në të gjithë vendin.

Ndërsa dy partitë e tjera të opozitës, PD-ja dhe LSI-ja, që iu takon të kenë komisionerët në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, nuk paraqitën listën e tyre duke shënuar në këtë mënyrë edhe sinjalin e parë të një bojkotimi të mundshëm të procesit zgjedhor të 30 qershorit.

Sipas Kodit Zgjedhor, forca e parë e opozitës parlamentare dhe forca e dytë e opozitës parlamentare kanë të drejtë të propozojnë 3 nga 7 anëtarë që ka KZAZ-ja. Pavarësisht se opozita nuk ka depozituar emrat e komisionerëve, ligji parashikon se në të tilla raste ato emërohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të plotësuar vakancat në KZAZ, për të mos penguar administrimin e proceseve zgjedhore në vend.

PËRBËRJA

KZAZ-ja përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ-ja, sipas procedurës së mëposhtme: dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.

Në rast se nuk arrihet baraspeshimi politik, sipas kësaj shkronje, grupi përkatës kompensohet me kandidaturat e partisë kryesore deri në baraspeshimin politik shumicëopozitë; anëtari i shtatë propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga partia e parë e shumicës parlamentare, kurse gjysma tjetër nga partia e parë e opozitës parlamentare./PANORAMA

Tags: bojkotKQZlsiPDZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi
Aktualitet

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Next Post
Cufe Mullai, agjenti dështak i Sigurimit që u sorollat 9 vjet kot nëpër botë

Cufe Mullai, agjenti dështak i Sigurimit që u sorollat 9 vjet kot nëpër botë

Paloka kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës

Paloka kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës

“Respektoj vendimin e trajnerit”, Foto flet për përjashtimin e të birit: Kombëtarja është…

“Respektoj vendimin e trajnerit”, Foto flet për përjashtimin e të birit: Kombëtarja është...







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com