Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Respektoj vendimin e trajnerit”, Foto flet për përjashtimin e të birit: Kombëtarja është…

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
“Respektoj vendimin e trajnerit”, Foto flet për përjashtimin e të birit: Kombëtarja është…

Kombëtarja është momenti i krenarisë për çdo futbollist. E kush më mirë se një ish-kapiten, një ish-portier dhe një legjendë që e ka veshur prej dekadash ngjyrën kuqezi mund ta dijë këtë. Christian Panucci ka mbajtur një standard të lartë, edhe kur është bërë fjalë për një portier të Serisë A, i cili javë pas jave merr elozhet nga mediat italiane.

Trajneri i Kombëtares la jashtë grumbullimit Thomas Strakoshën, i cili humbi avionin për të mbërritur në mbrëmje në grumbullim në Durrës. Për këtë, pas publikimit të lajmit, “Panorama Sport” ka kontaktuar ekskluzivisht edhe me babain menaxher të portierit, Foto Strakoshën, ish-kapitenin e Shqipërisë.

Në bisedën telefonike, ish-gardiani i kuqezinjve kërkon me çdo mënyrë të shmangë keqkuptimet për situatën e krijuar, pasi në kryefjalë të asaj që thotë është Kombëtarja, edhe kur bëhet fjalë për të birin.

“Më mirëkuptoni, por e kam të vështirë të flas. Pavarësisht gjithkujt, Kombëtarja është mbi të gjithë”, shprehet Foto sapo nis fjalën e tij.

Si menaxher i Tomasit, cili është komenti juaj për vendimin e trajnerit në lidhje me të?

Edhe në karrierën time, por në të gjithë jetën time, mbi çdo gjë, ka qenë ekipi kombëtar. Dhe për të respektuar edhe momentin e ekipit kombëtar që ka ndeshjen të premten, duke marrë shkas edhe që unë jam prind, babai i Tomasit, nuk do të jem i bindshëm për asnjë. Kështu që, unë jo vetëm e kam për detyrë, por sinqerisht që e respektoj vendimin e trajnerit.

Çfarë ndodhi ekzaktësisht?

Tani nuk dua që të futem në ato debate. Që në momentin që rregullat e trajnerit janë ato, përderisa është thyerje disiplinore që për x arsye të mos arrish në orën e duhur, unë e mbështes dhe e respektoj vendimin e trajnerit.

Po cilat ishin arsyet e Tomasit për të mos u paraqitur në orar në grumbullim?

Juve jua kanë thënë. E keni bërë me dije.

Po, gjithsesi ju mund të keni versionin tuaj edhe si menaxher i tij…

Sado që unë mund të marr vendin tim si menaxher dhe si prind, nuk do të jem dot i bindshëm për njerëzit. Ndoshta ata që më njohin, edhe mund të më kuptojnë. Sado që të marr pozicion unë, të mirë apo të keq, nuk do të jem i bindshëm për opinionin publik. Kështu që, më lejoni me sinqeritet që duke qenë edhe në të mirë të ambientit të ekipit kombëtar të mbetem me kaq.

Vonesa e Tomasit ka ardhur për shkak të një bllokimi në trafik dhe mosarritjeje në orar për avionin. E konfirmoni?

Pse ma bëni këtë pyetje? Po cila mund të jetë arsyeja tjetër? Nuk ka asnjë arsye tjetër veç kësaj. Ishte vonesë. E them me sinqeritet, nëse ishte faji i lojtarit që u vonua, le të mbajë përgjegjësi dhe të dënohet.

Ju personalisht a keni komunikuar me trajnerin Panuçi?

Jo nuk kam folur. Nuk kam as të drejtë komunikimi me të dhe vetëm një herë e kam takuar rastësisht kur ka ardhur për grumbullimin. Nuk e njoh dhe besoj edhe ai nuk më njeh. Vetëm një herë jemi parë.

Tags: biritështëfletfotokombetarjapërjashtiminrespektojtrajneritVendimin

TË LIDHURA

PSG përballë Realit – Enrique: Të fortë dhe të qëndrueshëm
Sport

PSG përballë Realit – Enrique: Të fortë dhe të qëndrueshëm

17:42 | 07/07/2025
Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG
Sport

Gjysmëfinalja e Kupës së Botës për Klube, arbitri i Real Madrid-PSG

16:15 | 07/07/2025
Donnarumma reagon pas dëmtimit të Musialës: Jam i tronditur, s’ishte qëllimi im
Sport

Donnarumma reagon pas dëmtimit të Musialës: Jam i tronditur, s’ishte qëllimi im

15:00 | 07/07/2025
Next Post
Dhuna në protestën e opozitës, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit (emrat)

Dhuna në protestën e opozitës, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit (emrat)

Uashingtoni: Rusia dhe Kina po kërcënojnë paqen në hapësirë

Uashingtoni: Rusia dhe Kina po kërcënojnë paqen në hapësirë

Gjici shkarkon Armando Cungun, ja kush do të jetë trajner i ri i Kukësit

Gjici shkarkon Armando Cungun, ja kush do të jetë trajner i ri i Kukësit

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

by mirseda
16:48 | 08/07/2025
0

Aksident dramatik këtë të martë në aeroportin Orio al Serio (Bergamo), ku një burrë vdiq pasi u...

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

Lëvizte me pistoletë dhe municion luftarak në Ksamil, arrestohet i riu nga Kosova

16:41 | 08/07/2025
Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Fier pas goditjes në Vlorë

16:38 | 08/07/2025
Rama flet për shkarkimet në Vlorë: Të gjithë drejtorët do të jenë të rinj, aplikoni

Rama: Mungesa e ujit në Vlorë e papranueshme, shkak paaftësia dhe paturpësia

14:44 | 08/07/2025
Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

Vrau bashkëshorten në Greqi/ Gjykata merr vendimin për shqiptarin, ja sa vite burg u dënua

14:41 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com