Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sikur të flisnim vetëm për ekonominë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ben Andoni

Interpretimi i parametrave ekonomikë, projektuar nga instancat zyrtare të statistikave por edhe burime të tjera, është krejt i ndryshëm. Politikisht, ata që e duan rrëzimin e Ramës shohin vetëm negativitet dhe shkatërrim të shtetit. Kryeministrit i vihet në kurriz politika e PPP-ve dhe një mori kusuresh të tjera të qëna e të paqëna, kurse Pozita i minimizon në maksimum. Anipse, sot, 84% e bizneseve deklarojnë se janë prekur nga kriza dhe realisht koha për t’u rikuperuar, e parë me pozitivitet, shkon deri në 10 muaj. Të mos harrojmë se parashikimi po bëhet nëse situata do të vazhdojë kështu siç është dhe jo të përkeqësohet, ashtu si po duket trendi dhe që po e provon edhe bota. Situata është krejt ndryshe dhe tejet e rëndë ekonomikisht dhe mbi të gjitha publiku ynë po fillon të ndërgjegjësohet për humbjet e jetës për të mos thënë që edhe vënia e maskës (akoma askush nuk di të thotë me siguri të plotë është pozitiv apo negativ mbajtja) është kthyer pak nga pak në normalitet.

Ndërkohë që përballja e temave themelore, që kanë lidhje me rimëkëmbjen e vendit, pas një situate që nuk dihet ende sesa do të shkojë, lë shumë për të dëshiruar. Artikulimi politik dhe të gjitha bateritë tashmë i janë drejtuar Hagës dhe fajësisë sonë mbi të, duke i kërkuar kryetarit të opozitës Basha përballjen e tij, veç një komisioni që e pret në vend. Pozita dhe opozita janë në një stad marrëdhëniesh, që duket sikur janë përballë dy palë ndërluftuese, që mes tyre kanë urrejtje dhe nga momenti në moment presin fundin. Tashmë, kategoritë vdekje, fund, burg, gjyq shprehen normalisht mes tyre.

Vërtetë edhe me këtë lloj ligjërimi është politika problemi kryesor i këtij vendi?! Është e kuptueshme se politika e drejton vendin, por në fakt është ekonomia që dikton lojërat dhe e nxjerr zbuluar politikën. Qoftë Ramën me premtimet dhe kalkulimet e tij por jo më pak kreun e opozitës që ngatërrohet paq mes numrave e projektimeve ekonomike të së ardhmes.

Veçse, tashmë, problemi themelor është se ekonomia vuan mbi shpatullat e saj pasojat e tërmetit, pandeminë, që po interpretohet me uljen jashtëzakonisht të kërkesës nga klienti vendas. Në një vrojtim të saj, Monitor, mbledhur në dy muaj, respektivisht në shtator e prill është parë se alternativa e konsideruar më shumë nga bizneset në muajin shtator është rritja e borxhit nga të tjerët, që ka arritur në 12% të bizneseve, nga 4% në prill. Ndryshimi kryesor shihet në alternativën mbyllje aktiviteti, e cila ishte konsideruar në muajin prill, me 14% të përgjigjeve totale, por jo në muajin shtator, me vetëm 2% e përgjigjeve të bizneseve, citohet Monitor. Për fat, deri tani, në të dy vrojtimet, bizneset nuk e kanë konsideruar si alternativë uljen e përhershme të numrit të punonjësve, referuar të njëjtit burim.

Por realisht a mund të konsiderohet kjo një zgjidhje. Këtë askush nuk e thotë dot, pasi zëri i ekonomistëve është i padëgjueshëm dhe vendin e kanë zënë njerëzit e mjekësisë dhe Komitetit Teknik apo më shumë akoma ata që kundërshtojnë gjithçka.

Koha dhe përvoja e botës po na mëson me një fakt të thjeshtë: Janë autoritetet që përgjigjen për situatën duke iu vendosur në ndihmë publikut, i cili dëgjon dhe mundohet të ndërgjegjësohet duke ulur në maksimum pasojat. Për fat të keq, situata në vend është realisht shqetësuese dhe mungesa e duhur e transparencës dhe relativizimi i zërave e bën situatën që të duket edhe më shumë se konfuze. Jo vetëm prej vdekjeve reale por edhe paratë që shpenzon qytetari i sëmurë ballë kësaj situate. Ndaj, do të duhej të flitej më shumë për ekonominë dhe mënyrën e rimëkëmbjes sesa politikën e lodhshme, që fjalën vdekje dhe fund e artikulon për çdo gjë. /Javanews

Tags: bashaben andoniekonomiarama

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

"Sot po shijoj lirinë, kaluan 16 ditë”, moderatorja shërohet nga Covid-i

Kastriot Islami zbulon vendimin e marrë pas shoqërimit në polici

Zbulohet data e dasmës së Fjolla Morinës me biznesmenin e njohur







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com