Ish-deputeti Kastriot Islami, ka reaguar në lidhje me shoqërimin në polici një ditë më parë, teksa u kap pa maskë duke ecur në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Ish-deputeti i Kuvendit, Kastriot Islami, u shoqërua në komisariatin numër 2 në Tiranë, ku u mbajt për më shumë se një orë.
Ai u shoqërua për shkak se ka kundërshtuar forcat e policisë, në momentin që ata i kanë kërkuar kartën e identitetit, kur e kanë kapur duke lëvizur pa maskë në një rrugicë pranë lagjes së tij. Ish-deputeti ka marrë gjobë për mosmbajtje maske, si dhe po procedohet për mosbindje dhe fyerje të punonjësve të policisë.
Islami e konsideron shoqërimin si të porositur dhe të urdhëruar. Më tej shton se mbetet i angazhuar dhe më i vendosur se më parë, për të vazhduar betejën kundër së keqes.
Statusi
Veprim i urdheruar, i porositur apo i parafabrikuar!
Perndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kunder meje se une as trembem dhe as stepem madje motivohem me shume!
****
Jam plotesisht dakord! Madje do te shtoja edhe me shume nga cfare shkruan miku im me poshte qe me siguri nuk eshte ne dijeni te plote te te gjithe ngjarjes se turpshme dhe barbare…!
Kete qe shkruan me poshte miku im e vertetova dje katerciperisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja… !
Po vendos ne faqen tim komentet e mikut tim, njeriut te arsimuar ne perendim, dhe qe ka sherbyer me dinjitet te larte, atdhedashuri e profesionalizem ne poste kyce te shtetit:
“Cfare paturpesie dhe gjysem-banditizmi…!
Ndalimi, Izolimi dhe perdorimi i forces ne Komisariat policie kunder ish-Kryetarit te Kuvendit, ish-Ministrit te Jashtem te Shqiperise, profesorit te Sorbones se Parisit dhe figures politike dhe publike nder me te njohura ne Shqiperi – pa shkak, pa shkas e preteks qofte edhe formal, por, puro per provokim dhe intimidim te shenjestruar politik…!
Cfare turpi…!!!
Edhe shteterore – jo vetem policore…!!!”
Kaq… me shume do te shkruaj ne vijim…
P.S: Jam me i angazhuar dhe me i vendosur se me pare per te vazhduar betejen kunder se keqes… Kjo qe ka ndodhur jo vetem nuk me step apo ligeshton por me ka dhene me shume force e energji per te bere betejen me te keqen e madhe qe ka kapur per fyti vendin dhe shqiptaret! KAQ per kete rradhe!