Një shtetas shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga Gjykata e Londrës.
Shqiptari i identifikuar si Suad Sufaj, 26 vjeç, u kap më 26 shtator të vitit të kaluar në Londrën Veriore me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë.
Sipas mediave britanike, 26-vjeçari po lëvizte me makinë e tij përgjatë rrugës Bowes në Enfield ku pas një kontrolli nga policia i janë gjetur 1 kilogram kokainë e pastër. Kjo sasi kokaine nëse do të shitej në tregun e zi do të kapte një vlerë prej 100 mijë paundësh britanik.
Mirëpo, oficerët, gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit, gjetën një sasi akoma më të madhe kokaine. Plotë 8.5 kilogram të tjera që do të kapnin vlerën e 800 000 paundësh britanik.