Kryesore

Përmbytja në Kombinat/Bashkia i përgjigjet Berishës dhe Vasilit: Ju vodhët…

               Publikuar në : 20:56 - 14/04/19 Enno

Bashkia e Tiranës ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës dhe Petrit Vasilit në lidhje me përmbytjen e zonës së“Misto Mames” këtë të dielë.

Bashkia bën fajtor për situatën e krijuar në këtë zonë ish-zyrtarët e opozitës së sotme, që bllokuan, sipas saj projektin japonez që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës.

“Dy zyrtarë të PD-së dhe LSI-së, alternativa e vetme e të cilëve për qytetarët është të mbjellin dhunë dhe shkatërrim në qytet, na u shfaqën sot gjoja ‘të shqetësuar’ pse reshjet e dendura të shiut që ranë në pak minuta në Tiranë vështirësuan qarkullimin në një nga rrugët e Kombinatit. Sali Berisha dhe Petrit Vasili e dinë më mirë se kushdo tjetër, arsyen përse në zonën e ‘Misto Mames’ pati probleme me kanalizimet. E dinë mirë, sepse janë ata bllokuesit kryesorë të projektit japonez, që do të përmirësonte rrjetin e kanalizimeve të Tiranës, duke përfshirë edhe zonën e Kombinatit”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

Sipas Bashkisë, të paktën 3 ish-zyrtarë të Ministrisë së Transporteve në kohën kur në qeveri ishte PD, janë kallëzuar dhe janë në ndjekje penale për shpërdorimin e fondeve të projektit japonez.

“I kujtojmë Sali Berishës dhe Petrit Vasilit se, me vjedhjen e fondeve të projektit që do ta bënte Tiranën me kanalizime, ish-zyrtarët e tyre i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 21 milionë eurosh”, thuhet më tej në reagim.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT